Zaev sot në Bruksel do të bisedojë për procesin qasës të Maqedonisë së Veriut në BE

Kryeministri Zoran Zaev sot po qëndron për vizitë zyrtare në Bruksel, ku pritet të takohet me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula von der Lejen, me kryetarin e Parlamentit Evropian, David Sasoli, me përfaqësuesin e lartë të BE-së, Josep Borrel dhe me eurokomesarin për zgjerim, Oliver Varhelji, njofton Portalb.mk.

Në këto takimet pritet që të diksutohet për procesin qasës të Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian, për veton bullgare, si dhe për deklaratat e fundit të eurokomesarit për zgjerim, Oliver Varheji, i cili tha se është e mundshme që të ndahen proceset për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë për hyrje në BE.

Kryeministri Zaev, para udhëtimit të tij në Bruksle, porosity se pret që BE t’i vërtetojë vlerat evropian dhe të realizojë atë që premtoi për reformat e zbatuara në Maqedoninë e Veriut. Në deklaratë për Euronews, tha se kandidatura e Maqedonsië së Veriut është test për kredibilitetin e Bashkimit Evropian të Ballkanit Perëndimor për atë nëse BE do të mbaj premtimet.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, të dyja i kanë përmbushur kushtet dhe kanë marrë dritë jeshile për fillimin e negociatave me BE-në. Megjithatë, ky proces ka mbetur në vend numëro pasi Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria tensionuan raportet për shkak të kontesteve historike. Sofja zyrtare kërkon që Shkupi t’i pranojë kërkesat bullgare se gjuha maqedonase është normë e asaj bullgare dhe se kombi maqedonas është krijuar nga Tito. Paraprakisht, në një dokument gjashtë faqe, me arsyetime të gjata historike për “ideologji shtetërore antibullgare” në Maqedoninë e Veriut, Bullgaria u dërgoi memorandum sqarues vendeve anëtare të BE-së në prag të vendimit për fillimin e negociatave me Unionin.

Ky kontest ka bllokuar procesin eurointegrues të vendit, me çka Bullgaria i vendosi dy here veto Maqedonisë së Veriut, një herë në këshillin e ministrave të Jashtëm të BE-së si dhe në Këshillin për Punë të Përgjithshme të BE-së, duke penguar në këtë mënyrë miratimin e kornizës negociuese për fillimin e negociatave të vendit me BE-në. Për zgjidhjen e kontesteve të historisë, komisioni maqedono – bullgar ka mbajtur takime, po nuk kanë arritur të gjejnë zgjidhje. Palët kanë mosmarrëveshje më së shumti rreth identitetit të figurave historike të Mbretit Samoil dhe Goce Dellçevit.

Krerët e Maqedonisë së Veriut, megjithëse tentuan të zbusin tensionet, sërish u shprehën se nuk do të negociojnë për identitetin e tyre, pasi kjo bie ndesh me parimet themelore të vetë-përcaktimit dhe standardeve të BE-së.

Përfundimisht nga agjenda e Këshillit Evropian u hoqën edhe konkluzat për Ballkanin Perëndimor më 18 dhjetor, pasi nuk kishte unanimitet te anëtarët e Bashkimit Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button