Gazeta austriake ‘Standard’: Është e paqartë pse Varheji spekulon për ndarjen e Maqedonisë dhe Shqipërisë – Danimarka, Holanda dhe Gjermania nuk do ta lejojnë një gjë të tillë

Njoftimet e Komisionerit për zgjerim të BE-së Oliver Varheji se Shqipëria mund të fillojë bisedimet e pranimit në BE përpara Maqedonisë nëse mosmarrëveshja historike me Bullgarinë nuk zgjidhet kanë shkaktuar ‘stuhi shqetësimi’ në qarqet e BE-së, raporton gazeta austriane “Standard”, transmeton Portalb.mk.

“Standard” citon një zyrtar të lartë anonim në Komisionin Evropian, i cili thotë se deklaratat e komisionerit hungarez të BE janë të pakuptueshme.

“Ne nuk mund ta kuptojmë se çfarë i ndodhi, ne prej moti kemi thënë dhe do të vazhdojmë të themi: Maqedonia e Veriut i përmbush të gjitha kriteret”, tha zyrtari.

Ky zyrtar, gjithashtu thotë se është e pakuptueshme pse spekulohet në lidhje me ndarjen e rrugës evropiane të të dy vendeve, kur vendimi do të merret nga Këshilli Evropian, ndërsa atje nuk ka ambicie për ndarje.

“Përkundrazi: vende si Danimarka, Holanda, por edhe Gjermania, e cila po hyn në fushatë zgjedhore, kurrë nuk do të pajtohen të fillojnë negociatat vetëm me Shqipërinë. Nuk përgatitet asnjë ndarje dhe nuk ka masje as nevojë për raport të ri nga komisioni”, thotë zyrtari i BE-së.

“Standard” i referohet gjithashtu një studimi të vitit 2017 nga studiuesit Tina Freiburg dhe Tobias Bemelt të cilët arritën në përfundimin se nga kandidatët aktualë dhe potencial vetëm Maqedonia mund të plotësojë të gjitha kriteret për anëtarësim në BE deri në vitin 2023. Sipas studimit, Serbia nuk do të jetë gati deri në vitin 2030, ndërsa Shqipëria dhe BiH do të kenë vështirësi të përmbushin standardet e vendosura deri në vitin 2050.

Varheji, më 6 maj tha se Bashkimi Evropian mund të fillojë bisedimet e pranimit me Shqipërinë përpara Maqedonisë, nëse nuk gjendet zgjidhje e pranueshme nga të dy vendet me Bullgarinë mbi mosmarrëveshjen historike.

“Nëse hasim përsëri vështirësi me Maqedoninë e Veriut, që do të thotë se nuk do të kemi sukses të bindim Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut për të gjetur zjidhje të pranueshme nga të dy vendet, atëherë pyetja është nëse mund të ecim përpara vetëm me Shqipërinë. Edhe ne duhet ta shikojmë atë çështje”, tha Varhei në përgjigje të pyetjes së reporterit të Euronews në Bruksel.

Gazeta austriake më tej shkruan se në qarqet diplomatike të BE-së dyshojnë se pikëpamjet e Varheit për Maqedoninë janë për shkak të mbështetjes që kryeministri hungarez Viktor Orban, ndaj të cilit Varhei është besnik, i jep opozitës nacional-konservatore maqedonase. “Standard” kujton se Orban ndihmoi Gruevskin të shmangte burgun në vitin 2018, pasi ish-Kryeministri maqedonas u arratis në Budapest, përmes Tiranës.

Burime diplomatike për “Standard” gjithashtu nënvizojnë se Varheji nuk u përpoq kur erdhi puna për të ndihmuar qeverinë aktuale Socialdemokrate në Shkup të luftojë për të tërhequr veton bullgare. Përkundrazi, sipas burimeve të Standardit, ai madje tregon simpati për qëndrimin nacionalist të qeverisë bullgare.

Bullgaria aktualisht është praktikisht pa qeveri, pasi asnjë parti nuk arriti të sigurojë shumicë në parlament që nga zgjedhjet e 4 prillit dhe janë shpallur zgjedhje të reja dhe burimet të Standard konsiderojnë se nëse të gjithë anëtarët e BE bëjnë presion mbi Bullgarinë, Maqedonia mund të fillojë negociatat e pranimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button