Ministri Filipçe: Deri në fund të verës do të arrijmë imunitet kolektiv në RMV

Vlerësimi ynë është që deri në fund të verës, imuniteti kolektiv mund të arrihet, duke marrë parasysh të gjitha sasitë e vaksinave që duhet të arrijnë në vendin tonë, u shpreh ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe në intervistën e së dielës në Radio Evropë e Lirë. Ai tha se deri atëherë do të vaksinohet rreth 60% e popullatës.

“Janë afër 160,000 persona të pavaksinuar të cilët në një periudhë prej dy javësh, diku rreth 15 majit ata do të pranojnë termin për vaksinim përmes SMS ose e-mailit me kohën dhe pikën ku duhet të paraqiten” tha Filipçe.

“Të gjitha vaksinat janë të sigurta dhe nuk ka nevojë që qytetarët të preferojnë një vaksinë më shumë se ndonjë tjetër”, tha ministri lidhur me pyetjen e efikasitetit të vaksinës kineze “Sinovak” dhe tha se priten edhe njëqind mijë vaksina të tjera më 15 maj nga Kina.

Filipçe tha se tani është periudha kohore në të cilën ka nevojë për të arritur një përqindje e vaksinimit që do të jetë e mjaftueshme për të fituar të ashtuquajturin imunitet kolektiv, dhe kjo është, siç thotë ai, rreth gjashtëdhjetë për qind.

Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se vaksinimi po zhvillohet pandërprerë në të gjitha pikat në vend. Janë aplikuar gjithsej 130.878 doza të vaksinave, ndërsa 22.900 qytetarë janë rivaksinuar.  

Intervista mund të shihet këtu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button