fbpx

Kundërspin: Milloshoski rrotulloi, ligji për tekstet shkollore nuk është tërhequr përgjithmonë

Nga konteksti në të cilin deputeti Antonio Milloshoski përcjell informacionin, krijohet përshtypja se projektligji për tekstet shkollore është tërhequr përgjithmonë, dmth që shumica në pushtet ka hequr dorë nga miratimi i një ligji të tillë. Kjo nuk është e vërtetë. Drafti i zgjidhjes ligjore është tërhequr përkohësisht për përpunim. Duke lëshuar këtë informacion në njoftimin e Milloshoskit, publiku mashtrohet që ligji u tërhoq plotësisht nën presionin e publikut, gjë që nuk është e vërtetë. Të njëjtën ditë kur Milloshoski pretendoi se ligji ishte tërhequr, ai ishte në agjendën e Qeverisë, pas së cilës ai do t’i paraqitet përsëri Kuvendit. Kjo zgjidhje ligjore shkaktoi debat në publik sepse përqendrohet në dixhitalizimin, dmth sigurimin e formave të tjera të disponueshmërisë, përveç versionit në letër të librave shkollorë.

Shkruan: Mirosllava Byrns, Vërtetmatës.mk

Deputeti nga radhët e VMRO DPMNE-së, Antonio Milloshoski në faqen e tij në Facebook, ku ai ndiqet nga pothuajse 50 mijë njerëz, paraqiti informacione të shtrembëruara në të cilat thotë:

SPIN: Pas reagimeve të forta nga publiku, Projektligji për tekstet shkollore dhe materiale të tjera mësimore dhe didaktike në arsimin fillor dhe të mesëm u tërhoq dje nga procedura parlamentare!

[Burimi: Profili në Facebook i deputetit Antonio Milloshoski; data: 27.04.2021]

KUNDËRSPIN:  Ky postim i deputetit Antonio Milososki është shpërndarë mbi 50 herë, dhe mbështetet nga një fotografi e sistemit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku thuhet se materiali është tërhequr nga propozuesi. Sidoqoftë, nga konteksti në të cilin Milloshoski e përcjell këtë informacion, krijohet përshtypja se në fakt, materiali i projekt-ligjit është tërhequr përgjithmonë, dmth se një ligj i tillë nuk do të vazhdojë të shtyhet nga shumica në pushtet në procedurën parlamentare. Kjo nuk është e saktë.

Informacioni që është lëshuar në postimin e Milloshoskit, është ai për arsyet e tërheqjes së projekt-ligjit. Dhe ato janë si më poshtë:

Ministria e Arsimit dhe Shkencës nuk heq dorë nga miratimi i një ligji krejtësisht të ri për tekstet shkollore, i cili prezanton materiale moderne mësimore dhe ofron mundësinë për dixhitalizim.

U bëjmë thirrje qytetarëve dhe prindërve të mos iu nënshtrohen gënjeshtrave të ashpra dhe manipulimeve politike të vendosura në publik nga deputetët e opozitës. Në interes të informimit objektiv dhe të vërtetë të publikut pas koordinimit me Sekretariatin për Çështjet Evropiane, Ligji u kthye për të plotësuar vetëm pjesën për harmonizimin me dokumentet evropiane, si pjesë e procesit të harmonizimit të legjislacionit kombëtar me atë evropian. Ligji është në agjendën e Qeverisë sot, pas së cilës do të paraqitet në Kuvend, njoftoi Ministria e Arsimit.

Ata shpjegojnë se në harmonizimin me SÇE, janë marrë parasysh dokumentet strategjike dhe rekomandimet e miratuara nga Komisioni Evropian në lidhje me arsimin dhe dixhitalizimin, të tilla si:

  • Formësimi i së ardhmes dixhitale të Evropës (Shaping Europe`s digital future);
  • Plani i veprimit për arsimin dixhital 2021-2027 (Digital Education Action Plan 2021 – 2027);
  • Fusha evropiane e arsimit deri në vitin 2025 dhe komunikimi për arritjen e fushës evropiane të arsimit deri në vitin 2025 dhe transformimi i arsimit dhe trajnimeve për epokën dixhitale (European Education Area 2025 и Communication on Achieving a European Education Area by 2025 and resetting education and training for the digital age);

Në fokusin e këtyre dokumenteve është zhvillimi i aftësive dixhitale të nxënësve, krijimi dhe përdorimi i materialeve dixhitale mësimore, zhvillimi i platformave arsimore, zhvillimi i aftësive dixhitale të mësuesve dhe shndërrimi i shkollave në mjedise në të cilat ushqehen kompetencat dhe aftësitë dixhitale të nxënësve, me qëllimin përfundimtar të përfshirjes më të madhe dhe rritjen e cilësisë së procesit arsimor.

Nga kjo është e qartë se projektligji është duke u finalizuar dhe nuk është tërhequr.

Ministria në reagimin e saj gjithashtu sqaroi se në shtator 2020 Komisioni Evropian miratoi dy iniciativa që synojnë forcimin e kontributit të arsimit dhe trajnimit në rikuperimin e BE-së nga kriza dhe të ndihmojnë ndërtimin e një Evrope “të gjelbër” dhe dixhitale. Nisma e parë është ringjallja e zonës evropiane të arsimit me gjashtë dimensione: cilësia, përfshirja dhe barazia gjinore, tranzicioni i gjelbër dhe dixhital, mësuesit, arsimi i lartë, një Evropë më e fortë në botë. Nisma e dytë është Plani i ri i veprimit për edukimin dixhital (2021 – 2027) me nisma për arsim dixhital me cilësi të lartë, gjithëpërfshirës dhe të përballueshëm në Evropë. Plani parashikon veprim dhe bashkëpunim më të fortë midis vendeve anëtare në nivelin evropian, si dhe midis të gjithë aktorëve të interesuar, për t’i bërë sistemet e arsimit dhe trajnimit të përshtatshëm për kohën dixhitale.

Kriza shëndetësore e ka vendosur mësimin në distancë në qendër të praktikave arsimore. Kjo thekson nevojën për të promovuar arsimin dixhital dhe trajtimin e tij si një qëllim kryesor strategjik për të mësuarit me cilësi të lartë në epokën dixhitale. Derisa faza e emergjencës e imponuar nga shpërthimi i pandemisë kapërcehet, nevoja për të zhvilluar një qasje strategjike dhe afatgjatë të arsimit dhe trajnimit dixhital do të rritet. Iniciativat e përmendura do të duhet të ofrojnë mënyra për të përmirësuar cilësinë, veçanërisht në drejtim të aftësive themelore dhe dixhitale, për ta bërë arsimin shkollor më gjithëpërfshirës dhe të ndjeshëm ndaj gjinisë dhe për të përmirësuar arritjet e nxënësve, thuhet në reagimin e Ministrisë së Arsimit.

Të njëjtën ditë kur Milloshoski pretendoi se ligji ishte tërhequr, ai ishte në agjendën e Qeverisë, pas së cilës ai do të dorëzohet përsëri në Kuvend.

Për ta përmbledhur, drafti i zgjidhjes ligjore është tërhequr përkohësisht për përpunim. Duke lëshuar këtë informacion në njoftimin e Milloshoskit, publiku mashtrohet që ligji u tërhoq plotësisht nën presionin e publikut, gjë që nuk është e vërtetë. Kjo zgjidhje ligjore shkaktoi një debat në publik sepse përqendrohet në dixhitalizimin, dmth sigurimin e formave të tjera të disponueshmërisë, përveç versionit në letër të librave shkollorë.

Dixhitalizimi i librave shkollorë lejon që ato të rishikohen çdo vit para fillimit të vitit shkollor, në mënyrë që të mos ketë të dhëna dhe përmbajtje të vjetërsuar që nuk korrespondojnë me realitetin. Ky është një ndryshim dhe përfitim kryesor që siguron mjete moderne didaktike që përshtaten me ndryshimet dhe trendet e shpejta shoqërore.

Ligji parasheh që për secilën lëndë, në vend të vetëm një, të përdoren deri në tre libra shkollorë, si një praktikë e burimeve të hapura arsimore, e cila siguron autonominë e mësuesve në zgjedhjen e literaturës, sepse ata vetë do të vendosin në nivelin e shkollës, cili nga librat shkollorë të miratuar për secilën lëndë do të përdoret në mësimdhënie.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button