Kur foshnja e posalindur fle vetëm në krahët tuaj, çfarë duhet bërë

Shumë nga foshnjet e posalindura preferojnë të flen në krahët e nënës, dhe në momenti që nëna e vendos në shtrat, bebja fillon të qaj. Në këso rastesh, nëna ngel pa gjumë në kohën e lirë gjatë gjumit të bebes, shkruan Gazeta Shneta.

Por, çfarë mund të bëni ju për ta ndarë këtë lidhje nga bebja juaj?

Disa prindër gjejnë mbështetje tek shtretërit lëkundës, të cilët tek bebet ngjasojnë me përkundjen e prindit. Këta shtretër iu ndihmojnë të kryeni ndonjë punë të lënë pas, gjatë kohës që bebja bën gjumë në shtratin e tij/saj.

Kurse, në anën tjetër, në raste kur nëna ka familjarë apo mike që kanë propozuar ndihmën e tyre, ftojnë ndonjërin prej tyre për t’ia mbajtur beben teksa nëna kryen përgjegjësit e tjera, qofshin ato personale apo shtëpiake, shkruan Parents, transmeton Gazeta Shneta.

Sipas ekspertëve të gjumit tek foshnjet e posalindura, preferohet që nëse vendosni të përdorni shtratin lëkundës për beben, është shumë e rëndësishme ta përdorni në kohën e gjumit të ditës. Në këtë mënyrë, bebja fillon ta mësoj si rregull se gjumi nuk bëhet në krahët e nënës përherë. Pas ca muajsh kur bebja fillon të rritet, do të ketë nevojë vet trupi i tij/saj të shtrihet në hapësirën e vet, për të shtriqur trupin, gjë që hapësira e kufizuar tek nëna, nuk ia ofron dot.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button