fbpx

RMV, kreu shtetëror shënoi Ditën e Evropës, ditën e mposhtjes së fashizmit

Delegacioni i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut i udhëhequr nga kryeministri Zoran Zaev, së bashku me ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ministren e Mbrojtjes, Radmilla Sekerinska dhe ministren e Arsimit dhe Shkencës, Mila Carovska, me rastin e 9 majit – Ditës së Fitores mbi fashizmin dhe në Ditën e Evropës, vendosën lule të freskëta në varrezat partizane në Butel, shkruan Portalb.mk.

“Sot, Republika e Maqedonisë së Veriut është shtet i njohur ndërkombëtarisht me të gjitha postulatet e shtetësisë, me konfirmim të qartë të gjuhës maqedonase dhe të identitetit maqedonas. Ne jemi krenarë për pjesëmarrjen tonë në koalicionin e madh botëror antifashist dhe prandaj kemi arsye të fuqishme për të festuar dhe për të qenë pjesë e festimeve në të gjithë Evropën. Shteti i RMV-së bazohet në parimet e drejtësisë dhe lirisë dhe është shtëpia e të gjithë qytetarëve të tij pa përjashtim, të bashkuar dhe unik në zgjedhjen rreth vlerave evropiane” tha mes tjerash Zaev në fjalimin e tij me video.

Përveç delegacionit qeveritar, lule të freskëta u vendosën nga delegacionet e Lidhjes së Luftëtarëve të Luftës Nacionalçlirimtare, Kuvendit, Kabinetit të Presidentit, Ushtrisë dhe Qyteti i Shkupit.

Shënimi i Ditës së Evropës, foto nga presidenca

Njëkohësisht, në një ngjarje të organizuar nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në vend, zv/kryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov tha se është koha për të filluar negociatat e merituara për anëtarësim në BE.

“Pavarësisht nga sfidat, duhet ta shohim njëri-tjetrin dhe ta kthejmë plotësisht dinamikën. Kjo do të ishte mirë për ne. Do të ishte mirë që me Sofjen të kthehemi në rrugën e duhur të partneritetit dhe miqësisë, kjo do të jetë gjithashtu shumë mirë për Bashkimin Evropian. Vitet e fundit kemi shumë pak pika të ndritshme në Ballkan. Shpresa vjen nga Maqedonia e Veriut dhe kjo është arsyeja pse vendimet që do të merren rreth nesh do të kenë një reflektim në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor. e jona është që të gjejmë mënyrë, në përputhje me parimet evropiane, të dalim, në një farë mënyre, nga ky ngërç shumë i dëmshëm këtë vit”, tha Dimitrov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button