Detaje rreth raketës kineze: Copëzat po rrotullohen drejt Tokës me 18 mijë milje për orë

Vendi se ku pritet të zbresin copëzat e raketës kineze drejt Tokës në bazë të parashikimeve po ngushtohet.

Seksioni është pjesë e një rakete të quajtur “Chinese Long March 5B”, ku nisi një modul në stacionin e parë të përhershëm hapësinor në orbitë javën e kaluar, transmeton Klan Kosova.

Zyrtarët kanë ndjekur kthimin e pakontrolluar të trupit të raketës në Tokë për disa ditë, duke vlerësuar se kur mund të hyjë përsëri në atmosferë.

Në bazë të dhënave të fundit nga Forca Hapësinore të SHBA-së rikthimi i trupit të raketës aktualisht projektohet diku rreth orës 19:30 dhe në orën 01:30.

Forca Hapësinore e SHBA-së ka projektuar katër orbita të mundshme për rivendosje, tre mbi ujë dhe një mbi tokë.

Uljet mbi tokë mund të ndryshojnë, por aktualisht përfshijnë SHBA-në Juglindore, Meksikën, Amerikën Qendrore, Karaibet, Perunë, Ekuadorin, Kolumbinë, Venezuelën, pjesët e Evropës Jugore, pjesën më të madhe të Afrikës Veriore dhe Qendrore, Lindjen e Mesme, Indinë Jugore dhe Australinë.

Meqenëse seksioni i raketës po vazhdon të lëvizë me 18 mijë milje në orë, ekspertët nuk po janë në gjendje të vlerësojnë një vendndodhje të hyrjes.

Njerëzit mund të ndjekin vlerësimet më të fundit të kohës së rikthimit në Space Track, e cila po punon me Forcën Hapësinore të SHBA për gjurmimin e copëzave.

Trupi masiv i raketës është 98 metra i gjatë dhe 16.5 metra i gjerë dhe peshon 21 tonë, sipas Aerospace Corporation, organizatë jofitimprurëse që kryen analiza dhe vlerësime teknike për klientët qeveritarë, civilë dhe komercialë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button