ASH- AA: Takimi Pendarovski- Mickoski presion mbi gjykatën

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa sot në konferenë për shtyp thanë se me takimin e djeshëm mes presidentit Stevo Pendarovski dhe Hristijan Mickoski është varrosur drejtësi në vend.

Opozita shqiptare e ka kritikuar edhe BDI-në, sipas të cilëve janë në gjendje të shesin gjithçka vetëm për të shpëtuar veten e tyre.

“Presidenti Stevo Pendarovski dhe kryetari i opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski, vendosin dhe kryejnë presion mbi gjykatat dhe prokurorinë lidhur me aktin më të rëndë terrorist në shtet, dhunën ndaj institucionit më të lartë dhe të zgjedhurve të popullit. Për të legjitimuar gjithë këtë skandal, porosisin kryetarin e partisë shqiptare në Qeveri, Ali Ahmetin, që të del edhe të gjykojë në mënyrë edhe më të prerë se më 27 prill nuk ka pasur terrorizëm, ata kurrë se hapën gojën, as për rastet e montuara ndaj shqiptarëve e as për amnistinë e vrasësit të Almirit të vogël”, tha Naim Bajrami nga ASH.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button