Shqipëri, 3 të vdekur dhe 89 raste të reja me COVID-19

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar 3 të vdekur dhe 89 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 131.666, prej të cilëve 2.411 persona kanë vdekur, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Gjithashtu janë shëruar 873 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 116.126. Raste aktive aktualisht janë 13.129.

Ndërkohë, janë kryer edhe 4.516 testime të tjera, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 656.876 testime për personat e dyshuar me COVID-19.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button