BE-ja njoftoi se ka siguruar 1.8 miliard doza të Pfizer/BioNTech

Liderët e Bashkimit Evropian, që po mbajnë një samit në Portugali, njoftuan se kanë siguruar 1.8 miliard doza të vaksinës kundër koronavirusit të kompanive Pfizer dhe BioNTech.

Marrëveshja, për të cilën u njoftua gjatë ditës së dytë të samitit, përfshin jo vetëm prodhimin e vaksinave, por gjithashtu, kjo marrëveshje pritet të sigurojë që përbërësit kryesorë të prodhimit të vaksinave mund të merren nga Bashkimi Evropian.

Ky njoftim vjen pas skepticizmit të shprehur lidhur me vendimin e Shteteve të Bashkuara që të hiqen patenta e pronësisë intelektuale për prodhimin e vaksinave kundër COVID-19.

Shefi i Këshillit Evropian, Charles Michel, më 7 maj kishte argumentuar se heqja e patentës nuk do të zgjidhte problemin me furnizimin me vaksina. Ai kishte thënë se theksi duhet të vihet mbi ndarjen e vaksinave, eksportet nga shtetet ku prodhohen vaksinat si dhe investimet në fabrikat ku po prodhohen vaksinat, transmeton REL.

Samiti dyditor i BE-së po mbahet në Porto të Portugalisë dhe për herë të parë, pas pesë muajsh, liderët e BE-së po takohen fizikisht për të diskutuar për një varg çështjes, përfshirë efektet e pandemisë.

Blloku evropian, pavarësisht se në fillim kishte një fushatë të ngadaltë të vaksinimit, tani ka kaluar shifrën prej 150 milionë dozash të administruara. BE-ja ka thënë se do të jetë në gjendje të arrijë “imunitet të mjaftueshëm” të komunitetit brenda dy muajsh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button