Përplasje mes Mickoskit dhe Pendarovskit për mbledhjen e djeshme në lidhje me temën e “27 Prillit”

Pas deklaratës së sotme të liderit të opozitares VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski se presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka qenë dyfytyrësh dhe me atë në takimin e djeshëm në Vilën Vodno tjetër gjë ka folur për të dënuarit e “27 Prillit”, a jo se vetëm 4-5 minuta kanë qëndruar në atë temë, Pendarovski tha se do ta mbajë nivelin që të mos komentojë muhabete publike jozyrtare dhe kërkesa të njerëzve që vijnë tek ai, njofton Portalb.mk.

“Qëndrimet e presidentit Stevo Pendarovski për ngjarjet e 27 prillit opinioni maqedonas i ka kristal të qarta dhe ato fare nuk varen nga mbledhja me zotëri Mickoskin. Fakti që pas takimit të djeshëm nuk kishte kumtesë të përbashkët, as konferencë të përbashkët për shtyp, tregon qartë se çdonjëri prej bashkëbiseduesve pas mbledhjes i ka thënë vetë qëndrimet dhe vlerësimet e veta për ato ngjarje”, kumtuan nga Kabineti i Presidencës.

Pastaj, si rikujtim për nivelin e kulturës minimale të sjelljes politike në lidhje me bisedat që kanë qenë jashtë temës së takimit, nga kabineti shkruajnë:

“Presidenti Pendarovski asnjëherë në opinion nuk komenton detaje dhe kërkesa nga bashkëfolësit e tij, veçmas ato që janë jashtë nga temat e paralajmëruara për bisedë, kështu që këtë nuk do ta bëjë as këtë herë.

Reagimi i presidentit erdhi pasi që Mickoski sot deklaroi se Pendarovski është dyfytyrësh.

“Ne kryesisht brenda u pajtuam për gjithçka, është e dukshme trysnia që bëhet ndaj tij nga gazetarët që janë nën komandim të drejtpërdrejtë të LSDM-së dhe Zoran Zaevit dhe ajo dukshëm ka lënë gjurmë te presidenti Pendarovski. Unë e kuptoj, normalisht që nuk mund ta arsyetoj, pasi që ajo në fakt quhet dyfytyrësi. Një fytyrë e keni në mbledhje, a tjetrën e keni para kamerave”, deklaroi Mickoski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button