Agjencia kreditore ‘Fiç’ e konfirmoi rejtingun kreditor të Republikës së Maqedonisë  së Veriut

Agjencia kreditore ‘Fiç’ e konfirmoi rejtingun kreditor të Republikës së Maqedonisë së Veriut me BB+, me pikëpamje negative. Ashtu siç thekson agjencioni, rejtingu i Maqedonisë së Veriut është përkrahur nga qeverisja e mirë, klima pozitive e biznesit, si dhe politika makroekonomike dhe financiare të qëndrueshme dhe koherente, konsistente me kursin fiks valutor afatgjatë.

Këtë vit, agjenciа parashikon rritje ekonomike prej 3.9 përqind, kurse 4,3 përqind në vitin 2022, gjë që do të varet kryesisht nga pandemia në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe tregjet kryesore të eksportit.

Rejtingu kreditor i një vendi tregon shkallën e rrezikut nga investimi në vend tjetër, poashtu është një ndër indikatorët kyç që investorët potencialë marrin parasysh para se të sjellin vendimet e tyre.

Vlerësimet e agjencive kreditore ndikojnë në vendimet e investitorëve të cilët mendojnë të investojnë në rajon. Rejtingu kreditor ndikon pozitivisht në vendimet për të investuar në një vend, gjë që më tej do të ndikojë në rritjen ekonomike, do të sjell eksport më të lartë, si dhe rritje të punësimeve dhe pagave.

Në raportin e tij, agjencia poashtu theksoi se kostot konkuruese të fuqisë punëtore edhe përkrah rritjes së pagave, si dhe politikave të duhura qeverisëse të orientuara në tërheqjen e investimeve të huaja direkte dhe progresin e negociatave për anëtarsim në BE, poashtu mund të kontribuojë në përmirësimin e pikëpamjeve(perspektivave) për tërheqjen e investimeve të huaja direkte.

Konfirmimi i rejtingut kreditor të vendeve në kohë pandemie, gjithashtu ndikon edhe në uljen e shpenzimeve të borxhit të shtetit, me ç’rast arrihet kursim në drejtim të normës së interesit.

Këtë vit, si rezultat i politikave të mira ekonomike, por edhe konfirmimit të rejtingut kreditor nga agjencitë kreditore ishte aryeja për emetimin e euroobligacionit me normë historikisht më të ulët të normës së interesit. Agjencia në raport, poashtu thekson edhe rezervat valutore stabile.

Pikëpamjet negative të konfirmuara të rejtingut kreditor janë reflektim i rreziqeve në rënie të financave publike dhe rritjes ekonomike për një periudhë të shkurtër, para së gjithash për shkak të pandemisë së shkaktuar nga virusi i koronës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button