Në prag të ditës së Evropës, të rinjtë me porosi deri te BE: Tani ju e keni radhën

Në prag të ditës së 9 majit, Ditës së Evropës, Ministria e Punëve të Jashtme sot organizoi platformë ku iu është dhënë hapësirë të rinjve nga vendi t’i dërgojnë porosi Evropës lidhur me integrimin evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në fjalimet e tyre, të rinjtë sipas mënyrës së tyre kanë potencuar pakënaqësinë nga pritja e stërzgjatur në dhomën e pritjes të BE-së, duke dërguar porosi për ambiciet e tyre evropiane:

“Mos lejoni edhe një gjeneratë e të rinjve të mos e realizojnë ëndrrën evropiane në shtetin e tyre. Ne, të rinjtë, në njërën apo mënyrën tjetër do të bëhemi pjesë e Bashkimit Evropian, por na lejoni kjo të jetë në shtetin/shtëpinë tonë. Ne të rinjtë, të rritur me idenë dhe vlerat evropiane jemi lodhur nga përkrahja dhe inkurajimi deklarative. Duam të shohim veprim dhe vendime të realta. Një pjesë e politikanëve do të thonë se e ardhmja është e të rinjve, por e ardhmja nis nga e tashmja. E në të tashmen, ne dëshmuam se kemi fuqi për vendime të guximshme. Tani radha është e juaja!” ishte porosia e të rinjve.

Në kuadër të ngjarjes, deklaratë për media kishte edhe Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, i cili paralajmëroi se këtë platformë, në të cilën të rinjtë kanë shansin që të ngrenë zërin e tyre do ta përcjellin edhe në vende e qytete tjera.

“Siç po e shihni, foltorja e Ministrisë së Punëve të Jashtme është pas meje; dhe kjo nuk është vetëm simbolike, por këtë foltore sot ua lë të rinjve. Sot ua lë mikrofonin atyre, të rinjve të vendit, sepse harrojmë që ta dëgjojmë zërin e tyre; ta dëgjojmë shprehjen e tyre të sinqertë, atë të cilën ne politikanët shumë gjatë e përsërisim. Ta ngrenë zërin për reforma, për shtet të së drejtës, për luftën kundër korrupsionit, ta ngrenë zërin për të ardhmen e vet”, theksoi Osmani, i cili iu bashkëngjit të rinjve në fushatën me parullën “it’s yEUr turn”, – ose Ju, BE e ka radhën.

This slideshow requires JavaScript.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button