Asnjë i infektuar i paraqitur për hospitalizim në Shqipëri në 24 orë – hera e parë prej marsit 2020

Asnjë i infektuar me COVID-19 nuk është paraqitur për t’u hospitalizuar në Spitalin Infektiv në Shqipëri në 24 orët e fundit.

Është hera e parë që nga marsi i vitit të kaluar që për një ditë nuk ka pasur persona me nevojë për t’u shtruar në spital, ka thënë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, transmeton Koha.net.

“Sapo kanë kaluar 24 orët e para pa asnjë të sëmurë me COVID të paraqitur në dyert e Spitalit Infektiv qysh nga marsi i vitit 2020”, ka shkruar Rama në Facebook.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button