Bislimovski: Nuk do të lejojmë që të rritet çmimi i rrymës

Kryetari i KRRE-së, Marko Bislimovski porosit se në qershor ose korrik të këtij viti nuk do të lejojnë që të rritet çmimi i rrymës elektrike në tregun rregulluar, njofton Portalb.mk.

“KRRE zakonisht në qershor ose korrik i miraton vendimet e saj për çmimin e rrymës elektrike, por do t’i ndërmarrim të gjitha mekanizmat të cilat janë në disponim, ndoshta do të dalë edhe nga kompetencat e saja ligjore të përshkruara në Ligjin për Energjetikë dhe nuk do të lejojmë rritje të çmimit të energjisë elektrike”, thotë Bislimovski në një intervistë për MIA.

Ai thekson se në vendimet e tyre për çmime, ndikojnë në çmimin përfundimtar me 38%, gjegjësisht vetëm në koston për transmetim dhe shpërndarje të rrymës elektrike, a 52% nuk mundemi të ndikojmë.

“Pas fillimit me liberalizim të tregut të rrymës elektrike nga 1 janari i vitit 2019-të, KRRE më nuk e cakton çmimin e ESM-së dhe Furnizuesit universal – EVN Houm në tender i furnizon sasitë e nevojshme të cilat tani në pjesën më të madhe janë për amvisëritë. Në atë tender në vitin 2021 ESM është e obliguar të sigurojë 70% nga nevojat e këtyre konsumatorëve. Pastaj nuk ka garanci se do të blihet ajo rrymë elektrike, nëse tregtarët tjerë me rrymë elektrike ofrojnë çmim më të ulët. Në pjesën e furnizimit të rrymës elektrike, absolutisht nuk mund të ndikojmë, a ajo është rreth 43 deri në 44%”, tha Bislimovski.

Ndryshe, KRRE-së vjet miratoi vendim skandaloz me çka e rriti çmimin e energjisë elektrike për 7.42%, bile ende më skandaloze ishte përpjekja e vendimmarrësve për të bindur banorët se Maqedonia e Veriut ka çmimin më të ulët në Evropë. Çmimi i energjisë elektrike duhet të krahasohet me pagën mesatare mujore, kur bëhet ky krahasim, rezulton se kemi një ndër çmimet më të shtrenjta në Evropë. Gjithashtu, mbetet e paqartë metodologjia se si kalkulohet çmimi dhe në çfarë mënyre kontrollohet implementimi i saj ashtu që të sigurojë çmim sa më real i cili njëkohësisht merr parasysh edhe atë se sa janë të kënaqur qytetarët me shërbimin që marrin nga kompanitë distributore të rrymës elektrike.

Për këtë në mbarë vendin u mbajtën protesta, megjithatë rritja e çmimit nuk u tërhoq dhe vazhdon të mbetet i njëjtë.

Lexo edhe këtu:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button