fbpx

Maqedonia e Veriut nominoi Liqenin e Ohrit dhe kënetën e Studençishtës si zonë e tretë dhe më të madhe Ramsar në vend

Me përfshirjen e Liqenit të Ohrit dhe kënetës së Studençishtës në listën Botërore Ramsar, RMV, pas Liqenit të Prespës dhe Dojranit, mori habitatin e tretë dhe më të madh të ujit me rëndësi ndërkombëtare, të regjistruar me nr. 2449. Zona është pranuar në përputhje me 9 kriteret e Konventës Ramsar dhe ka një sipërfaqe totale prej 25,205 hektarë. Ajo do të menaxhohet nga tre komunat: Ohri, Struga dhe Debërca, transmeton Portalb.mk.

Përfshirja në Liqenin e Ohrit dhe kënetës së Studençishtës në Listën Botërore Ramsar nënkupton njohjen ndërkombëtare të biodiversitetit specifik dhe të pasur, atë të specieve endemike të rralla, si dhe praninë e një numri të madh të habitateve dhe specieve me rëndësi kombëtare dhe me rëndësi në BE.

Nga ana tjetër, kjo çon në menaxhim më të mençur dhe më të përgjegjshëm të zonës, përmirësimin e karakterit ekologjik, mbrojtjen e specieve dhe habitateve, inkurajimin e aktiviteteve kërkimore shkencore dhe bashkëpunimin ndërkombëtar, i cili sigurisht do të rrisë publicitetin dhe vlerësimin e zonës, rritjen e furnizimit për ekoturizmin në rajon, dhe kjo do të hapë mundësi më të mëdha për zhvillimin dhe financimin socio-ekonomik.

MMJPH shpreh mirënjohje për kontributin e të gjithë ekspertëve kombëtarë, Sekretariatit Ramsar në vend dhe veçanërisht mirënjohje për nisma qytetare SOS Ohër dhe OJQ Front 21/24 për iniciativën e paraqitur, si dhe mbështetjen gjatë procesit të përgatitjes së dosjes së aplikimit (RIS) për nominimin e Liqenit të Ohrit dhe kënetës së Studençishtës për Ramsar zonë.

RMV ratifikoi Konventën Ramsar mbi Ligatinat me Rëndësi Ndërkombëtare në vitin 1991.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button