Vaksina Pfizer nuk lidhet me sëmundjet e trurit

Në një postim në Facebook shpërndahet tekst manipulues dhe spekulues, i cili plason përfundime krejtësisht të pabazuara dhe të gabuara, të cilat nuk përmbajnë ndonjë provë eksperimentale. Postimi përhap të pavërteta se në një studim të ri shkencor thuhet se është konfirmuar se vaksina Pfizer shkakton sëmundje neurodegjenerative. Studimi është i pasaktë, i pakonfirmuar dhe nuk ofron ndonjë të dhënë shkencore ose provë që sugjeron se vaksinat kundër Covid-19 mund të shkaktojnë sëmundje neurodegjenerative, siç është sëmundja e Alzheimerit. Është e rëndësishme të theksohet se autori i studimit, J.Bart Klasen, është i njohur për fushatën kundër vaksinimit.

 

 

Teksti që citon një letër kërkimore të paverifikuar, plot spekulime, rrit frikën për sigurinë e vaksinës Pfizer në mediat sociale. Pretendohet se vaksina Pfizer mund të shkaktojë sëmundje serioze neurodegjenerative, dhe burimi i këtij pretendimi është një analizë e shkruar nga J. Bart Klasen, i cili pretendon se vaksina kundër koronavirusit Pfizer mund të çojë në sëmundje neurologjike të tilla si Alzheimer dhe ALS.

Hulumtimi është i pasaktë, i pakonfirmuar, spekulues dhe në fakt, nuk ofron ndonjë të dhënë shkencore ose provë që sugjeron se vaksinat kundër Covid-19 mund të shkaktojnë sëmundje prion ose sëmundje të tjera neurodegjenerative, të tilla si sëmundja e Alzheimerit.

Kontrolluesit e fakteve “USA Today” nuk gjetën prova të pohimeve të tilla në memorandumet e Administratës së Ushqimit dhe Barnave, posaçërisht vendimin për të miratuar vaksinat Pfizer dhe Moderna, të cilat përfshijnë prova klinike me dhjetëra mijëra vullnetarë. Përveç kësaj, asnjë rast i sëmundjes pas vaksinimit nuk është raportuar në sistemin federal të SHBA-së për efektet anësore pas vaksinimit.

ARN vaksinat siç janë Pfizer dhe Modern nuk mund të modifikojnë ADN-në e njeriut, siç pretendohet këtu, sepse ARN nuk hyn në bërthamën e qelizës ku ruhet ADN-ja. Vaksinat nuk mund të shkaktojnë pasoja afatgjate tek njerëzit sepse ARN nuk ka qasje në bërthamën e qelizës qendrore. Kjo do të thotë se ajo nuk ka asnjë kontakt me materialin tonë gjenetik dhe nuk mund të përzihet me të. Sapo të arrijë qëllimin e saj, qelizat njerëzore shpërbëjnë ARN.

Artikulli gjithashtu pretendon që vaksinat e ARN janë “një lloj vaksine të paprovuara që prodhojnë proteina të reja dhe mund të integrohen në të vërtetë në gjenomën njerëzore dhe se gjendjet degjenerative mund të ndodhin në çdo kohë pas marrjes së vaksinës“.

Ky pretendim është i pasaktë. Edhe pse teknologjia e vaksinave ARN është relativisht e re në krahasim me teknologjinë tradicionale të vaksinave, ajo ka evoluar për rreth dy dekada. Vaksinat ARN janë testuar për të luftuar kancerin dhe sëmundjet infektive si gripi, zikën, ebolën dhe tërbimin. Në fakt, një nga avantazhet e vaksinave ARN është profili i tyre më i lartë i sigurisë krahasuar me teknologjitë e tjera të vaksinimit. Shpejtësia me të cilën u zhvilluan vaksinat mARN është pjesërisht për shkak të bashkëpunimit ndërkombëtar midis autoriteteve të shëndetit publik, studiuesve dhe prodhuesve gjatë pandemisë.

Është e rëndësishme të theksohet se autori i studimit, Klasen, është i njohur në fushatën kundër vaksinimit. Në vitin 2017, ai i shkroi një letër ish-Presidentit të SHBA Donald Trump duke e kërkuar që t’i jepte fund politikave qeveritare të vaksinimit. Në letër, ai shkruajti se “vaksinat shkaktojnë çrregullime kronike të imunitetit, të tilla si autizmi, diabeti, astma, alergjitë dhe shumë sëmundje të tjera autoimune dhe se vaksinat i rrisin këto sëmundje në përmasa epidemike“.

Teksti mbaron me përfundimin e frikshëm se vaksina mund të jetë “armë bio” dhe madje “më e rrezikshme se infeksioni origjinal”, e cila është thjesht një teori konspirative për të cilën nuk ka prova dhe fakte shkencore. Qëllimi është të frikësohet publiku dhe të krijohet neveri ndaj vaksinave dhe kështu të prishet procesi i imunizimit të popullatës, që cila është mënyra e vetme për të dalë nga epidemia e koronavirusit.

Mbi të gjitha, ky është një tekst manipulues dhe spekulativ i cili vendos konkluzione krejtësisht të pabazuara dhe të gabuara, të cilat nuk përmbajnë ndonjë provë eksperimentale në mbështetje të pretendimeve të deklaruara.

Burimi: VERTETMATES

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button