Tension mes themeluesve të Superligës, Reali, Barça dhe Juvja kërkojnë dëmshpërblim

Rritet tensioni i brendshëm mes skuadrave që tentuan themelimin e Superligës së Europës. Reali i Madrid, Barcelona dhe Juventusi mësohet se po përgatisin padinë për të kërkuar dëmshpërblim të majmë nga klubet që kanë vendosur të tërhiqen nga projekti me argumentin se kanë shkelur marrëveshjet e nënshkruara midis themeluesve, raporton SS. “New York Times” raporton se Perez, Laporta dhe Agnelli u kanë dërguar një letër kolegëve të tyre “dezertorë”, duke i kërcënuar me veprime ligjore nëse ata u qëndrojnë besnikë UEFA-s.

Juvja, Barça dhe Reali këmbëngulin se braktisja e projektit përbën “shkelje të marrëveshjeve” dhe se nënshkrimi i mundshëm i një marrëveshjeje me UEFA-n mund të çojë në një betejë të vërtetë ligjore.

Klima mbetet shumë e tensionuar edhe nga fakti që presidenti i UEFA-s, Ceferin, tashmë e ka bërë të ditur se klubet që “pendohen” do të marrin një trajtim shumë të ndryshëm nga ato që do të vazhdojnë në rrugën e tyre.

Skuadrat që nuk i binden UEFA-s mund të rrezikojnë një skualifikim deri dyvjeçar nga garat europiane, pavarësisht se FIFA, nëpërmjet presidentit Infantino, është munduar të ulë tonet, duke deklaruar se është kundër ndëshkimeve të ashpra.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button