RMV, edhe një punonjëse e policisë e pranoi fajin për falsifikimin e pasaportave, e shtata me radhë

Prokurorja Spasenka Andonova më parë ka thënë se nuk ishte e befasuar nga pranimet dhe tha se duke pasur parasysh provat e shumta materiale, ajo pret që çështja të përfundojë shpejt, si dhe që pret pranime të reja të fajit, raporton 360 shkallë.

Edhe një pranim i fajit, i shtatë me radhë, ndodhi në procesin gjyqësor “Soziu”. Olivera Sofronievska, punonjëse në MPB, në vazhdim të seancës sotme gjyqësore u deklarua fajtore për abuzim të pozitës zyrtare dhe autoritetit. Aktgjykimi do të jepet më vonë gjatë ditës.

Para saj, sot një i pandehur tjetër u deklarua fajtor dhe ai mori dënim me burg prej 1 vit e 7 muaj.

Në seancën e fundit të së mërkurës, e njëjta gjë u bë nga pesë të pandehur të tjerë, të cilët morën dënime me burg prej 2 vjet deri në 2 vjet e 7 muaj. Midis tyre ishte ndërmjetësi Raif Miftari.

Në këtë rast, një punonjëse tjetër e MPB-SË, e cila nuk erdhi në seancën e fundit për arsye shëndetësore, njoftoi se do të pranonte fajësinë.

Kështu, në bankën e akuzave të “Soziu”, do të mbeten vetëm tre të pandehur nga gjithsej 11. Prokurorja Spasenka Andonova më parë kishte thënë se nuk ishte e befasuar nga pranimet e fajit dhe tha se, duke pasur parasysh provat e shumta dhe të forta, pret që çështja të mbaronte shpejt.

“Unë besoj se megjithë provat e mbledhura gjatë periudhës paragjyqësore, unë mendoj se mund të presim për pranimin e fajit tjetër,” tha prokurorja.

Ajo gjithashtu tha se për momentin ata nuk kanë informacion se sa para kanë fituar të pandehurit nga lëshimi i paligjshëm i pasaportave për të huajt e dyshuar për krim dhe të për cilët është lëshuar urdhër-arrest .

“Nëse e keni lexuar mirë veprën penale me të cilën ngarkohen të akuzuarit, në përshkrimin e krimit thuhet sa ata kanë pas përfitim të caktuar material prej tyre. Kjo do të thotë që në këtë rast nuk kemi të dhëna të sakta për shumën e parave të gatshme dhe shumën e parave që ata kanë marrë dhe për këtë arsye përdoret kualifikimi. Megjithatë, gjykata, me marrjen e vendimit dhe me shqiptimin e gjobës, përcakton një dënim tjetër, e ky është ndalimi i ushtrimit të profesionit dhe aktivitetit, kështu që unë besoj se ky dënim do t’i prekë ata shumë më shumë se gjithçka në drejtim të përfitimit material”, tha prokurori.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button