Filipçe: Për projektin për ndërtim të Qendrës së re Klinike duhet të tregojmë kapacitet për konsensus

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën e sotme për media ku sqaroi procesin e përgatitjes së ligjit për ndërtimin e Qendrës së re Klinike, tha se për projektin për ndërtimin e saj në Komunën e Gjorçe Petrovit duhet të tregohet kapacitet për konsensus, të shkëmbehen mendimin, të jepen propozime adekuate pasi të gjithë kanë përgjegjësi para qytetarëve, transmeton Portalb.mk.  

Ai tha se kryeministri ka iniciativë që në gjysmën e dytë të muajit të bëjë prezantim publik të procesit gjithëpërfshirës për të gjithë, jo vetëm për deputetët, shoqatës së arkitektëve, mjekëve etj dhe sërish çdokush të jep mëndim të vet, perspektive të këndvështrimit të punëve.

“Siç jemi tani afër realizimin të një projekti të këtillë serioz dhe më kompleks nuk kemi qenë asnjëherë dhe duhet ta shfrytëzojmë atë. Nëse ka kundra argumente mund të flasim edhe për ato opsione”, theksoi Filipçe.

Ai tha se ka pasur oferta madje edhe nga opozita përmes grupit parlamentar që ta kontrollojë gjithë procesin e zbatimin të ndërtimin të Qendrës së re Klinike me qëllim që të tregojnë se gjithçka është e hapur, transparente dhe në interes të qytetarëve.

“Shuma është ajo që është vlerësuar në bazë të studimeve të fizibilitetit, në mënyrë shtesë një ekspert financiar do të vlerësojë ofertën e kompanive gjatë dialogut garues. Ligji që është i domosdoshëm që të kaloj koncepti kështu siç është propozuar është propozuar me 2000 amendamente nga opozita dhe pikërisht ky është apel që të ulemi së bashku dhe të bisedojmë në mënyrë konkstruktive që t’i zhbllokojmë gjërat, nëse arrijmë konsensus se nuk ka alternativë në një qendër të këtillë klinike në vend të ri, me aq kapacitet me mbi 100 mijë metra katror, i pajisur në mënyrë më të sofistikuar. Nuk do të kemi ne alternativë tjetër adekuate”, deklaroi ai.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button