Filloi të ndërtohet fabrika e “LEAR” në Tetovë, janë paralajmëruar 1.500 vende të punës

Ka filluar që të ndërtohet fabrika e kompanisë amerikane “LEAR” dhe “Normak Investment Grup”, në Zonën Industriale në Tetovë. Bëhet fjalë për objekt të ri prej 8.000 metër katrorë, ku parashikohet të punësohen deri në 1.500 persona. Dy objektet e “LEAR” kështu do të ketë gjithsej mbi 20.000 metra katrorë, njofton Portalb.mk.

“Bëhet fjalë për lider botëror për punimin e sediljeve për automjete, fabrikë udhëheqëse në këtë industri. Këto kapacitete industriale janë të ndihmuara nga shtet në më shumë faza në procesin e investimit. Ata japin kontribut të madh në rajon në lidhje me punësimin, zhvillimin e kapitalit njerëzor, strukturës eksportuese dhe teknologjisë në nivel të ekonomisë dhe arritjes në tregjet ndërkombëtare të kapitalit”, theksoi Zoran Zaev, në hapjen solemne që është organizuar me rastin e fillimit të ndërtimit të fabrikës.

Në ngjarje mbajtën fjalime edhe ambasadori i Norvegjisë në Maqedoninë e Veriut, ministra dhe drejtori i Zonës Industriale.

Cikli investues për objektin e dytë të LEAR është me vlerë të përgjithshme prej 15 milionë eurove.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button