Në Universitetin e Evropës Juglindore duhet të shtohen drejtime të tjera të ndryshme, flet studenti Rezart Ismaili

“Çfarë do të ndryshoja në shkollën/universitetin ku studioj” ishte kjo temë e hapur nga Portalb, disa të rinj përmes videove dhanë sugjerimet e tyre për këtë temë. Rezart Ismaili ishte studenti i radhës që foli për universitetin ku studion. Në Universitetin e Evropës Juglindore duhet të shtohen drejtime të tjera të ndryshme pasi që numri i drejtimeve është i kufizuar, theksoi Rezarti në video për Portalb.

Rezart Ismaili

“Përshëndetje unë jam Rezarti jam nga Gostivari dhe studioj në fakultetin e shkencave kompjuterike në Universitetin Juglindor të Evropës, sa i përket pyetjes çfarë do doja të ndryshoja në universitetin tim do të ishte të shtohen drejtime të tjera të ndryshme pasi që numri i drejtimeve është i kufizuar dhe pse jo të kemi drejtime të ndryshme” – theksoi Rezarti në videon e tij.

 

 

Ndryshe, Universiteti i Europës Juglindore është themeluar në mars të vitit 2001. UEJL përbëhet nga pesë fakultete edhe atë: Fakulteti i Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore, Fakulteti i Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit, Fakulteti i Drejtësisë, Fakulteti i Shkencave Shoqërore Bashkëkohore, si dhe Fakulteti i Biznesit dhe Ekonomisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button