Në prag të zgjedhjeve dhe zhveshjeve njerëzore

Alide Lloga 

Si cdo herë edhe kësaj here do të zhvillohen zgjedhje në vendin tonë. Në këto zgjedhje një pjesë e mirë e shqiptarëve kanë të drejtë të votojnë për liderin e tyre partiak, por një pjesë e mirë vetëm do të vëzhgojnë procesin zgjedhor nga larg- mërgimi, por ka edhe nga ata njerëz të cilët s’duan që të dalin në votime në ditën e zgjedhjeve për të ndikojnë faktor të ndryshëm.

Zgjedhjet janë një farë lloj rregulle në shoqëri pasi zgjidhet prijesi kryesor që do të udheheq një vend, ku zbatohet një sistem rregullash e shumë gjëra të tjera që je i detyruar t’i zbatosh. Natyrsisht, se ndonjërit i pëlqejnë anarkitë, i pëlqejnë padrejtësitë, i pëlqejnë fyerjet po i pëlqejnë edhe dhunat e shumcka tjetër që mund të jetë jashtënjerëzore. Megjithatë, shkuarja në zgjedhje të krijon njëfarë pjekurie intelektuale mund të themi, sepse po atë ditë vota e gjithsecilit është vendimtare për një zgjidhje të rëndësishme, ku gjithsecili duhet ta ndjej veten krenar që është i lirë të votojë për kë të dojë, pra zgjedhja në duart e gjithsecilit dhe gjithsecili duhet të jetë përgjegjës për zgjedhjen e duhur.

Në vendin tonë, Maqedoni ma merr mendja se ende s’kemi nivelin e duhur që të jetë vetvetja në zgjedhjen që do të bëjë, por në të shumtën e rasteve ndikohen nga njëri-tjetri e ky është një problem shumë serioz ma merr mendja, ngaqë nuk është e nevojshme të votosh atë që të thonë ose të veprosh ashtu sic mund të veprojë shumica, thjesht njeriu duhet të bëjë zgjedhjen sipas gjykimeve personale që mund të ketë.

Po afrohen zgjedhjet! Ankth, stres, angazhim, biseda, lodhje, fyerje, mosbesim, mosrespekt e shumcka tjetër vërehet në fytyrat e njerëzve. Thua aq përzemër i marrin do gjëra edhe pas zgjedhjeve?! Kështu në këto mënyra krijohet ashpërsia mes njëri-tjetrit e kështu e bëjnë edhe zhveshjen cnjerëzore! Shtrohet pyetja se aq njerëz të këqinj duhet të jemi ne, ku sa herë që do të ketë zgjedhje do të behemi “mishngrënës”, po sa herë do të ketë zgjedhje ne do të zhveshemi nga petku ynë, vetëm për pak kohë zgjedhje, vetëm për pak kohë servilosje. Demokracia nuk i parasheh do rregulla kësisoj, por ne a se duam a se na imponohet veprojmë symbyllur, duke u zhveshur nga petku i vetvetes. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button