Të shtëna në një shkollë në Idaho të ShBA-së, nxënësja e klasës së gjashtë plagosi tre persona

Një vajzë e klasës së gjashtë në Idaho të ShBA-së qëlloi dhe plagosi dy nxënës dhe një pjestar tjetër të stafit të shkollës. Më pas një mësuese ka arritur që ta çarmatosë vajzën dhe e ka ndaluar derisa ka ardhur policia të cilët e dërguan të njëjtën në paraburgim, thonë autoritet atje, transmeton Portalb.mk.

Të tre viktimat u qëlluan në gjymtyrët dhe pritet të mbijetojnë, thanë zyrtarët në konferencë shtypi. Sherifi i Qarkut Jefferson Steve Anderson thotë se vajza nxori pistoletën nga çanta e shpinës dhe gjuajti me breshëri plumbash brenda dhe jashtë Shkollës së Mesme Rigby në qytetin e vogël të Rigby, rreth 95 milje (145 kilometra) në jugperëndim të Parkut Kombëtar Yellowstone.

Autoritetet thonë se po hetojnë motivin e sulmit dhe ku vajza e mori armën.

“Ne nuk kemi shumë detaje në tani ‘pse’ ndodhi- kjo gjë po hetohet. Ne po ndjekim të gjitha udhëzimet”, tha sherifi Anderson.

Policia nga ana e shkollës u thirr rreth orës 9:15 të mëngjesit pasi nxënësit dhe stafi dëgjuan të shtëna me armë. Agjenci të shumta të zbatimit të ligjit u përgjigjën dhe nxënësit u evakuuan në një shkollë të mesme aty pranë për t’u bashkuar me prindërit e tyre.

“Unë dhe shoku im i klasës ishim në klasë me mësuesin tonë – ne po punonim – dhe pastaj papritmas, dëgjuam një zhurmë të madhe, ndërsa pastaj kishte edhe dy zhurma të tjera. Pastaj kishte ulërima. Mësuesi ynë shkoi të kontrollojë dhe gjeti gjak”, tha 12-vjeçari Yandel Rodriguez.

Të dy nxënësit që u qëlluan u ndaluan në spital dhe njëri prej tyre mund të ketë nevojë për operacion, tha Dr. Michael Lemon, drejtori i Qendrën rajonale mjekësore të Idaho-s Lindore.

Sidoqoftë, të dy nxënësit janë në gjendje të mirë dhe mund të lirohen gjatë ditës. Njëri nga nxënësit kishte plagë në dy gjymtyrë dhe mund të ishte qëlluar dy herë, tha ai.

Nxënësja,  identiteti i të cilës nuk dihet – rreth 11-12, e klasës së gjashtë, ka shkuar me armë në shkollë dhe ka shtënë.

Motivi i kësaj ngjarje nuk është i qartë akoma. Ky incident është duke u hetuar nga FBI dhe autoritetet lokale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button