Japonia dhe Polonia nënshkruan planin e veprimit për bashkëpunim në mbrojtje

Japonia dhe Polonia kanë nënshkruar një plan-veprimi 5 vjeçar me qëllim për të forcuar marrëdhëniet e tyre në fushën e mbrojtjes, sigurisë dhe ekonomisë, transmeton AA.

Sipas lajmit të agjencisë Kyodo, ministri i Jashtëm japonez Toshimitsu Motegi u takua në Varshavë me homologun e tij polak Zbigniew Rau.

Dy ministrat, në cilësinë e vazhdimit të plan-veprimit 2015-2020, nënshkruan në takim një plan-veprimi 5 vjeçar me qëllim për të forcuar marrëdhëniet e tyre në fushën e mbrojtjes, sigurisë dhe ekonomisë.

Në kuadër të planit synohet nënshkrimi i marrëveshjes dypalëshe me qëllimin për të forcuar bashkëpunimin e mbrojtjes dhe realizimin e këshillimeve reciproke politike të nivelit të lartë.

Plani i veprimit parashikon zhvillimin e marrëdhënieve mes Japonisë dhe Polonisë në fusha të ndryshme nga infrastruktura, energjia e deri tek arsimi i lartë.

Në takim po ashtu dy vendet u dakorduan për bashkëpunimit për të dalë kundër veprimeve “të njëanshme dhe që përdorin forcë” në Detin e Kinës Lindore dhe Detin e Kinës Jugore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button