KShPK zgjeroi lëndën për Rashkovskin, hetim për prokurimin e dyshimtë publik prej 18 milionë denarë

Komisioni Antikorrupsion e ka zgjeruar çështjen për prokurimin e softuerit nga ish Sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Dragi Rashkovski, shkruan”360 gradë”. Nga KShPK thonë se ka prokurime të tjera të dyshimta publike në lidhje me këtë rast, dhe të gjitha provat dhe të dhënat që i kanë do të dorëzohen në Prokurorinë publike, transmeton Portalb.mk.
“I kemi zgjeruar gjetjet tona edhe në prokurime tjera publike jo vetëm për prokurimin e zgjidhjes softuerike, por edhe për ato që lidhen me rastin: kamera, trekëmbësha, kabina të lëvizshme, ka më shumë prokurime publike, pra shuma e fondeve të shpenzuara për ato kontrata. është e madhe. Bëhet fjalë për 18 milionë denarë, përveç atyre 80 mijë euro”, tha Katica Nikollovska, anëtare e KSHPK.
Ish Sekretari i përgjithshëm i Qeverisë Dragi Rashkovski aktualisht është në paraburgim, si dhe pronari i ndërmarrjes “Invoka group”, Daniel Stançev.
Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit njoftoi se ndoshta do të hetojë nëse legjitimiteti i provimeve aktuale elektronike në institucionet shtetërore është vënë në dyshim, sepse kompania e përfshirë në tender me softuerin, “Invoka Group”, i menaxhon edhe provimet shtetërore. Duke qenë se Prokuroria i konfiskoi kompjuterët, sistemi për provimet shtetërore elektronike aktualisht është i bllokuar.
Aty kryheshin provimet e licencave për shoferë, ndërmjetësit, ekspertët, menaxherët e kompanive për grumbullim të skrapit, agjentët doganorë, kujdestarët për përkujdesje si dhe provimet për gjyqtarët dhe prokurorët publik të ardhshëm.
Edhe atë tender – për provimet shtetërore, “Invoka Group” e ka lidhur me Rashkovskin.
Është interesant se dhoma që “Invoka Group” grup e kishte marrë në Fakultetin e drejtësisë, në të kaluarën, kishte qenë zyrë joformale e Dragi Rashkovskit. Siç është shkruar në hyrje, këtu kishte qenë qendra kompjuterike e fakultetit, të cilën e ka menaxhuar Rashkovski, si krijues dhe themelues i sistemit për provime elektronike dhe menaxhim elektronik të dosjeve studentore në Fakultetin e drejtësisë.
Kujtojmë se Dragi Rashkovski më 14 prill dha dorëheqje, për çka informoi publikun përmes një postimi në Facebook.
Përndryshe, pesë muaj më parë, Rashkovski u emërua sekretar për monitorimin dhe mbështetjen e institucioneve në zbatimin e programit qeveritar në kabinetin e kryeministrit – funksion i ri që u prezantua menjëherë pas largimit të tij si sekretar i përgjithshëm i qeverisë.
Pas lajmeve të botuara në media që kishin të bënin me softuerin për shkeljet në trafik të blerë nga Rashkovski, derisa ai ishte sekretar i përgjithshëm i Qeverisë, Prokuroria Themelore Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion muajin e kaluar hapi para-hetim. Në atë kohë, Rashkovski ishte për pushime në Meksikë.
- LEXO: “Prizma”: Edhe një honorarist qeveritar në rastin ‘Rashkovski’
- LEXO: Sipas KE-së, RMV ka ende shumë punë për të bërë për prokurimin publik, rasti me Rashkovskin pasojë e mos-reformimit
- LEXO: U publikua lista me 55 emrat e personave që marrin honorar nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut
- LEXO: Prokuroria për rastin e Rashkovskit: Deri më tani nuk janë gjetur materiale për provimet në Akademinë për Gjyqtarë dhe Prokurorë
- LEXO: Ish sekretari gjeneral Rashkovski është dërguar në burgun e Shutkës
- LEXO: RMV, i’u merret pasaporta dhe e drejta për të ushtruar detyrën dy personave të përfshirë në skandalin me blerjen e softuerit
- LEXO: RMV, 11 milionë denarë të shtetit janë keqpërdorur gjatë blerjes së softuerit për në komunikacion, vlerësojnë nga Prokuroria
- LEXO: Policia ka arrestuar Dragi Rashkovskin, prokuroria kërkon paraburgim (VIDEO)
- LEXO: Dragi Rashkovski dha dorëheqjen nga posti sekretar në kabinetin e Kryeministrit
- LEXO: Rashkovski vozit xhip luksoz, i cili nuk figuron në listën e tij anketuese
- LEXO: Prokuroria ka hapur procedurë para-hetimore për softuerin e Rashkovskit
- LEXO: Rashkovski për Fokus: Me familjen jam në pushime në Meksikë, nuk ka vend për sensacion
- LEXO: Rashkovski bleu softuer për gjobitje në trafik, ndërsa MPB-ja nuk di për të dhe as planifikon ta përdorë