Pendarovski pas takimit me Mickoskin premtoi që nuk do të ketë falje për “27 prillin”, por nuk mohoi rihapjen e rastit

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, sot zhvilloi takim me kryeopozitarin Hristijan Mickoski, me kërkesë të këtij të fundit, ku u diskutua për procesin gjyqësor për rastin e “27 prillit”, eurointegrimet dhe çështje tjera, transmeton Portalb.mk.

“Takimi i sotëm ishte në kuadër të rivendosjes së dialogut politik, për çka me vite jemi kritikuan nga Bashkimi Evropian. Ne paguhemi nga qytetarët për dialog, jo për inate dhe kapriçio personale”, deklaroi Pendarovski.

Hristijan Mickoski, Stevo Pendarovski

Një nga temat e takimit ishte edhe rasti i 27 prillit, ku Pendarovski theksoi që të dënuarit e këtij rasti nga njëra palë llogariten mbrojtës të kushtetutës, ndërsa nga pala tjetër terroristë të rangut të Al-Kaides.

“Në lidhje me 27 prillin, unë përsërita qëndrimin, nuk vjen parasysh falja për personat që kanë kryer veprën penale pa precedan ne Evropën bashkëkohore”, deklaroi Pendarovski, duke theksuar se në aspektin gjyqësor, këta persona nuk janë dënuar për terrorizëm, por për kërcënim të rendit kushtetues dhe tentim vrasje në rastin e Ziadin Selës.

“Qëndrimi im, në rast se do të ketë dëshmi të reja që më parë nuk kanë qenë të njohura, mund të rihap procesin, kjo nuk do të thotë se unë bëj thirrje për rihapje të procesit”, deklaroi Pendarovski, duke vlerësuar se qëndrimet e tij janë ligjore, ndërsa kjo nuk do të vendoset nga ndonjë faktor politik, por nga gjyqësori.

Ai vlerësoi së këta kanë lënë pasoja të rënda, trauma tek të sulmuarit dhe familjarët e tyre. Kanë marrë dënime të merituara, duke garantuar se në këtë aspekt nuk do të ketë kompromis.

“Pendarovski e informoi kryeopozitarin se nga Sofja nuk ka diçka të re në lidhje me procesin eurointregrues, pasi në korrik atje pritet të ketë përsëri zgjedhje.

Ndryshe, Mickoski, në një brifing me gazetar tha se në këtë mënyrë shkrihen marrëdhëniet midis partisë dhe Presidentit Pendarovski, pasi, siç theksoi ai, vendi ka nevojë urgjente për dialog midis aktorëve politikë. Shkrirjen e marrëdhënieve me Pendarovskin, Mickoski e vlerësoi shtrirje të dorës në, siç theksoi ai, ndoshta periudhat më të vështira historike të shtetësisë sonë.

Hristijan Mickoski, Stevo Pendarovski

Në një situatë të tillë, theksoi ai, dikush duhej të hidhte një hap në interes të qytetarëve. Nga VMRO-DPMNE sqarojnë se në rastin e të dënuarve për “27 prillin” nuk kërkojnë mëshirë, por vetëm të gjykohen për atë që e bënë, dhe jo për atë që nuk e bënë. Pse këtyre njerëzve, thonë nga kjo parti, nëse ka prova të reja, momenteve të reja nuk u jepet mundësia të gjykohen që nga fillimi në një proces të drejtë. Drejtësia, theksojnë ata, duhet të jetë e barabartë për të gjithë dhe nëse ka pasur rigjykim në raste të tjera, kjo mund të bëhet edhe në këtë rast.

Presidenti Pendarovski, pas njoftimit për takimin e sotëm, vetëm shkurtimisht komentoi se është mirë që pas nëntë muajsh mos komunikimi, është vendosur komunikim me institucionin e presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Kjo, thotë Pendarovski, mund të jetë në drejtim të një dialogu politik më produktiv, i cili mungon shumë në vendin tonë.

Qëndrimi nga ana tjetër i Kryeministrit Zoran Zaev në lidhje me takimin është se biseda e presidentit Pendarovski me kryetarin e partisë më të madhe opozitare Mickoski mund të sjellë diçka të mirë dhe jo dëm.

“Do të njoftojnë se çfarë do të flasin, por, ja unë apeloj që çfardo që të jetë, le të kërkohen zgjidhje normalisht, por, natyrisht, të respektohen vlerat që shumica dërrmuese e popullsisë sonë pret të respektohen nga të gjithë pa marrë parasysh a është Qeveria, Presidenti, opozita apo të ngjashme për tema që njoftohen dhe që diskutohen”, tha kryeministri Zaev.

VMRO-DPMNE vitin e kaluar njoftoi se do t’i ngrijë marrëdhëniet me Presidentin e vendit pasi ai pas zgjedhjeve parlamentare vendosi që mandatin t’ia japë udhëheqësit të LSDM-së Zoran Zaev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button