RMV, certifikatat për pranim të vaksinës merren nga mjeku amë ose nga pikat e vaksinimit

Certifikatat për marrjen e vaksinës kundër covid-19 sipas kërkesës mund të merren nga mjeku amë ose nga pika e vaksinimit, thonë nga Ministria e Shëndetësisë për Sdk.mk, transmeton Portalb.mk.

Siç shkruan kjo media, në redaksinë e tyre kanë arritur reagime nga qytetarë, të cilët thonë se gjatë rivaksinimit në “A1 Arena Boris Trajkovski” në Shkup, në pikën e fundit të verifikimit të certifikatës për vaksinim, persona mjekësor u kishin thënë se për certifikatë duhet t’i drejtohen mjekut amë, dhe se do t’i marrin përafërsisht për një javë.

“Ministria e Shëndetësisë do të lëshojë certifikatë me QR kod, në gjuhën maqedonase dhe angleze. Certifikatë do të marrin të gjithë personat që kanë marrë vaksinë me rivaksinim dhe kanë nevojë për certifikatë. Udhëzimet për përgatitjen e kësaj certifikate janë nga Rrjeti evropian për shëndet (Europe Health Network), ku kanë paraparë një grup të dhënash ‘data set’ që i përmban kodi, gjegjësisht atë certifikatë, ndërsa ato janë – emri dhe mbiemri, data e vaksinës dhe rivaksinimi, lloji i vaksina dhe në certifikatë ka një vulë digjitale nga Ministria e Shëndetësisë. Certifikata mund të merret si vërtetim edhe në formë elektronike, me kërkesë të qytetarit. Certifikatën e rregullojmë sipas rekomandimeve të BE-së, për udhëtimin pa pengesa të qytetarëve tanë”, u përgjigjën nga Ministria e Shëndetësisë.

Imunizimi kundër kovid-19 në vend kryhet me vaksinat e “Pfizer”, “AstraZeneka”, “Sinofarm” dhe “Sputnik”.

Megjithëse BE-ja ende nuk ka vendosur për rekomandimet e hyrjes në të, nëse do të lejohet vetëm për personat e vaksinuar me katër vaksina të regjistruara nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) – Pfizer, AstraZeneka, Moderna dhe Jansen/Johnson & Johnson,por tani për tani , Greqia dhe Austria kanë njoftuar se nuk do të ketë kufizim të hyrjes në llojin e vaksinave, gjegjësisht do t’i pranojnë edhe personat që janë vaksinuar me vaksina kineze “Sinovak” dhe “Sinofarm” ose me “Sputnikun” rus nga “Gamaleya”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button