Austria vendos “kovid-pasaporta”, propozon të vlejnë edhe për qytetarët nga Ballkani Perëndimor

Austria dëshiron të vendosë “pasaporta të gjelbra” për virusin korona në formë digjitale nga 4 qershori i këtij viti. Pasaportat do të jenë në formë të kju-ar kodit, i cili do të jetë qasës në telefonat celularë, paralajmëroi sonte ministrja e Turizmit Elizabet Kostinger, shkruan 360 Grade, njofton Portalb.

Që nga 19 maji në Austri fo të vlejnë certifikate të ndryshme për vaksinim, testim ose për kalim të virusit korona, që do të mundësojë hyrje deri në ngjarjet kulturore dhe sportive dhe hotele, të cilët duhet të jenë të hapura deri atëherë.

Kjo do të thotë se gjatë vizitës, për shembull në restorant, do të duhet të shfaqet kju-ar kodi në telefon dhe ashtu lexohen të dhënat e nevojshme.

“Kjo është me rëndësi vitale për ne si vend turistik, pas këtij sezoni të gjatë të thatë”, tha Kostinger në Vjenë.

Pasaporta e gjelbër pritet të vendoset në nivel evropian nga mesi i qershorit.

Ministrja austriake për çështje evropiane Karolina Edshtadler, e cila pardje ishte për vizitë në vend, madje, do të propozojë që “certifikatat e gjelbra, pasaportat ose lejet për hyrje” të vlejnë edhe për popullatën nga Ballkani Perëndimor.

Është planifikuar që këto leje për hyrje të përdoren në gjithë Evropën, duke përfshirë edhe për udhëtime ndërkufitare.

Ministrja Edshtadler, e cila është anëtare e Partisë Popullore Austriake (OVP), do të propozojë që përdorimi i këtyre lejeve për hyrje të zgjerohet edhe në vendet jashtë Bashkimit Evropian, duke përfshirë edhe Ballkanin Perëndimor.

Ajo konsideron se në këtë mënyrë mund të sigurohet udhëtim i sigurtë dhe përsëriti se është e rëndësishme që të ketë leje të tilla për hyrje edhe për personat që vijnë nga Ballkani Perëndimor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button