Rama flet për marrëdhënien me Kinën dhe fushatën e Kurtit: U lamë jashtë planit të BE për vaksinat

Kryeministri Edi Rama foli në një intervistë në Firence gjatë vizitës së tij në Itali në lidhje me marrëdhëniet me Kinën dhe furnizimin me vaksina. Ai tha se Shqipëria u la jashtë planit të Bashkimit Europian dhe arriti të sigurojë vetë kontratën me Pfizer. Rama deklaroi se Shqipëria ka marrëdhënie normale me Kinën duke theksuar se vaksinat kineze u morën përmes Turqisë, raporton ABC.

Ju i keni fituar këto zgjedhje në Shqipëri. Si mendon se ky rezultat i fitores do të ndikojë te negociatat në BE? Sepse në fund të fundit shqiptarët janë pro anëtarësimit në BE.

Është e vërtetë se në Shqipëri nuk ka ndonjë vlerë se kush fiton dhe kush humb sa i përket Bashkimit Evropian, sepse shqiptarët janë të orientuar nga BE dhe nga Perëndimi. Rruga Evropiane është e vetmja rrugë. Ne me të gjithë të tjerët kemi marrëdhënie me rajone të ndryshme por asnjëri prej tyre nuk është zevëndësuese e BE, si qëllimi im, si destinacioni ynë si pikëmbërritja jonë, por mendoj se ka shumë çështje me të cilat duhet të merremi në këtë periudhë.

Ju bletë shumë vaksina kineze si e shihni këtë marrëdhënie me Kinën dhe sa e rëndësishme është marrëdhënia juaj me Kinën?

Ne u lamë jashtë skemës së shpërndarjes që nga fillimi, të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor. Është kjo lagje në mes të Evropës e rrethuar nga kufijtë e Bashkimit Europian u izolua dhe na duhet të bënim vrapimin tonë dhe zgjedhjet tona. Për ne shkojmë mirë Ne morëm një kontratë të mirë me Pfizer dhe të njëjtën gjë bëmë edhe me AstraZenecën. Sinovac nuk e morën nga Kina. Marrëdhëniet tona me Kinën, le të themi që janë normale. Nuk ka asgjë speciale.

Vendi juaj ka shënuar mjaft përparime. A mendoni se duhet diçka më tepër sa i takon reformës gjyqësore?

Na duhet të vlerësojmë se kush është burimi më i kualifikuar për të folur objektivisht për reformat tona. Askush në Europë nuk është më i mirë se Komisioni Europian për të thënë objektivisht mbështetur në fakte.  Bazuar në një monitorim strikt se ku ne qëndrojmë kemi mësuar se ka nivele të ndryshme pëlqimi , njëri është një nivel më teknik ka staf delegacioni në Shqipëri që I ndjek të gjitha ngjarjet. Jemi në një nivel tjetër politik subjektiv. Aty ngecemi. E rëndësishme është të vazhdojmë të bëjmë atë që po bëjmë. Nuk duhet të bëjmë këtë bazuar në atë që njerëzit në Bruksel na kërkojnë. Duhet ta bëjmë për fëmijët tanë dhe për të ardhmen e fëmijëve tanë, reformat duhet ti bëjmë për brezat e ardhshme dhe do i bëjmë ata, por duhet të jemi të durueshëm.  Ne mund t’i bëjmë të gjithë ata që duhet dhe e dimë se çfarë është e rëndësishme. Nuk kemi fuqi t’i ndryshojmë gjërat nëse vendet kanë probleme të ndryshme të brendshme.

Dje në Londër ministrat e Jashtëm të 7 shteteve më të zhvilluara kanë dhënë dritën jeshile. Cili është perceptimi juaj për problemin e Kosovës në këtë moment. Ka një dokument “non paper”.  Ka pasur disa polemika sa i përket faktit që Kryeministri i Kosovës votoi në Shqipëri?

Së pari mënyra më e mirë për të shkuar para është të biem dakord që të mos biem dakord. Duhet të punojmë të gjithë së bashku që të bëjmë më të mirën për të marrë Shengenin rajonal. Të katërta liritë e BE duhet të jenë për të gjitha vendet. Keni një hapësirë më të madhe ekonomike. Besoj forcërisht se është jetësore, ka qenë dhe do të jetë, kur vjen puna sa i përket dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Unë mendoj se në të dyja vendet ka diçka të lënë në nivel më të ulët dhe të lartë. Mendoj se gjithçka është e mundur. Sjellja në nivelin më të lartë dhe përfshirja e Francës dhe Gjermanisë do të jetë e rëndësishme. Nuk shoh si palët mund ta bëjnë këtë më vete.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button