fbpx

Të shtëna me armë zjarri në Rio de Janeiro, vriten të paktën 23 persona (VIDEO)

Të paktën 23 persona, përfshirë një oficer policie janë vrarë në një shkëmbim zjarri në Rio de Janeiro këtë të enjte mes policisë dhe një grupi trafikantësh droge, raporton ABC.

Mediat bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur gjatë një operacioni policor në zonën Jacarezinho të qytetit. Sipas Policisë Civile, më shumë se 200 oficerë po kryenin operacionin për të luftuar krimin e organizuar.

Gjithashtu nga të shtënat janë plagosur dy pasagjerë në një tren metro, u goditën nga plumbat, por mbijetuan.

Rio de Janeiro është një nga shtetet më të dhunshme të Brazilit dhe zona të mëdha janë nën kontrollin e kriminelëve, shumë prej tyre të lidhur me banda të fuqishme të trafikut të drogës.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button