Festa e titullit, autoritetet do të lejojnë tifozët zikaltër në “San Siro”

Festa e shfrenuar të dielën e kaluar në Milano, me rastin e fitores zyrtarisht të titullit kampion nga ana e Interit, ka krijuar shqetësim te autoritetet e kryeqendrës së veriut të Italisë, në prag të sfidës mes zikaltërve dhe Sampdorias, e planifikuar për këtë të shtunë në orën 18:00, raporton SS.

Kjo pasi atë ditë është parashikuar edhe ceremonia e dorëzimit të trofeut dhe pritet një tjetër dyndje e tifozëve zikaltër, të cilët e prisnin prej 11 vitesh një sukses të tillë, ndaj autoritetet kanë marrë masat e tyre organizative.

Kështu është planifikuar një zonë prej rreth 15 mijë metrash katrorë pranë stadiumit “San Siro”, ku pritet të futen rreth 3000 tifozë zikaltër, të cilët do të marrin pjesë në festën e titullit kampion.

Autoritetet kanë marrë këtë vendim dhe kanë bërë apel te tifo-grupet zikaltër që të respektojnë të gjitha dispozitat, pasi në të kundërt do të përballen me sanksione të ashpra.

Gjithashtu është parashikuar një forcë policore e shtuar edhe përreth sheshit Duomo, ku gjithashtu pritet të ketë grumbullim njerëzish, si dhe në zona të tjera kyçe të qytetit të Milanos.

Vetë kryetari i bashkisë Giuseppe Sala njoftoi se nuk do të ketë asnjë zonë të kuqe për tifozërinë, por thjesht një bashkëpunim mes autoriteteve, klubit zikaltër dhe tifozëve, që gjithçka të shkojë sipas planifikimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button