Albin Kurti kërkoi ndihmën e Finlandës për vaksina

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, bashkë me zëvendësministrin e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Dukagjin Pupovci, priti në takim Ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall, raporton EN

Sipas komunikatës qeveritare, Albin Kurti vlerësoi marrëdhëniet miqësore mes Kosovës e Finlandës. Ai e njoftoi ambasadoren lidhur me procesin e vaksinimit në Kosovë dhe përpjekjet e qeverisë për të siguruar vaksina dhe u interesua për mundësitë e mbështetjes me vaksina nga Finlanda.

“Në takim u bisedua për format dhe rrugët e bashkëpunimit në fushën e teknologjisë së informacionit, zhvillimit social dhe zhvillimit ekonomik, me fokus në industrinë e përpunimit të drurit. Kryeministri dhe ambasadorja theksuan nevojën e investimeve të reja, dhe diskutuan mbi potencialin e bashkëpunimit mes investitorëve finlandezë dhe ndërmarrësve të Kosovës në Finlandë. Kryeministri Kurti dhe ambasadorja Stjernvall folën edhe për rëndësinë e përmirësimit të nivelit të arsimit në vend dhe gjithëpërfshirjen në arsim. Po ashtu, shqyrtuan mundësitë e shkëmbimit të praktikave të mira të sistemit arsimor të Finlandës dhe për fuqizimin e rolit të mësimdhënësve në procesin arsimor”, raportoi KosovaPress.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button