Maqedonia e Veriut shënoi rritje të eksportit dhe importit të mallrave, rritje më e madhe është regjistruar në importin nga Kosova

Në tremujorin e parë të këtij viti në Maqedoninë e Veriut është regjistruar rritje e eksportit dhe importit, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, por duke krijuar një deficit tregtar prej 527 milionë euro, transmetonportalb.mk Portalb.mk.

“Vlera e përgjithshme e eksportit të mallrave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në janar-mars të vitit 2021, është 1 661 216 000 euro, me ç’rast shënon rritje prej 18.1 % krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Vlera e mallit të importuar, në janar-mars të vitit 2021, është 2 188 960 000, që është për 14.2 % më shumë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Raportohet që eksportohen më shumë katalizatorët e transportuesve, grupe të përçuesve për ndezje për automjete, aeroplanë ose anije, pjesë nga ulset dhe feronikeli; ndërkohë në import dallojmë platinën, vajrat e naftës dhe produktet keramike për përdorim laboratorik, kimik dhe industrial.

“Në periudhën janar-mars të vitit 2021, sipas vëllimit të përgjithshëm të këmbimit tregtar, Republika e Maqedonisë së Veriut ka tregtuar më shumë me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Greqinë, Serbinë dhe Kinën”, raportojnë nga Enti.

Gjatë tre muajve të parë të vitit 2021, kemi rritje për 13.8% të eksportit me Kosovën dhe rritje për 168.1% të importit nga Kosova, duke regjistruar rritjen më të madhe të importit për këtë periudhë. Në këtë periudhë është ulur importi nga SHBA me 11.4%, ndërsa eksportin për në SHBA e kanë rritur për 146.2%.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button