RMV, Komisioni kundër korrupsionit e ka pranuar dokumentin për blerjen e vaksinave kineze

Dokumentin që e botoi VMRO-DPMNE për pagesën e realizuar nga Ministria e Shëndetësisë, për blerjen e vaksinave kineze, e ka pranuar edhe Komisioni shtetëror për parandalim të korrupsionit. Goran Trpenovski, anëtar i këtij komisioni, thotë se ata kanë pranuar një njoftim se paratë ishin paguar si garanci për rezervimet e vaksinimit. Pastaj, sipas Trpenovskit, paratë ishin kthyer në Maqedoni dhe kontrata me kompaninë nga Hong Kong është ndërprerë me vendim të qeverisë në seancë të mbyllur, raporton NM, transmeton Portalb.mk.

– Po i ndjekim jo vetëm ato njoftime, por kemi edhe një rast për vaksinat. Jemi afër fundit të gjithë çështjes, kemi informacione që nuk ende nuk janë të plota, kurse do të përgjigjem konkretisht për dokumentin e djeshëm. Edhe ne kemi një dokument nga Banka Popullore që është realizuar një pagesë prej 7 milionë e 8 mijë dollarë për import të mallrave. Gjegjësisht, Ministria e Shëndetësisë e ka paguar më 15 shkurt. Banka Kombëtare e ka realizuar atë në dobi të kompanisë “Starby International” nga Hong Kong. Ministria e Shëndetësisë më informoi se ministria nuk i ka paguar paradhënie një personi juridik për të blerë vaksina, por që mjetet janë paguar si garanci për të bërë një rezervim e sasisë të përgjithshme prej 200.000 dozave të vaksinave nga “Sinofarm” – thotë Trpenovski.

Detaje për blerjen e vaksinave nga Kina nëpërmjet një kompanie private nuk bëhen të ditura. Disa dokumente kanë dispozitë që thotë se ato janë sekrete. Trpenovski njoftoi se në periudhën e ardhshme do të organizohet një konferencë për shtyp mbi këtë temë ose brifing me gazetarët për të informuar publikun për tërë çështjen.

“Qeveria së bashku me Ambasadën Kineze pas bisedimeve vendosën të ndalojnë aktivitetet e filluara dhe kërkuan që fondet të kthehen, që është realizuar. Qeveria i e ka ngarkuar Ministrinë e shëndetësisë, paratë e transferuara në kompani të kthehen. Qeveria ka vazhduar rrugë tjetër, duke lidhur marrëveshje me Sinofarm. Nuk mund të jap detaje të tjera, sepse ekziston një klauzolë për fshehtësi. Situata është komplekse, duhet të shqyrtohet me kokë të ftohtë”, tha Trpenovski.

Dje, VMRO-DPMNE akuzoi se me pagesën e parave për kompaninë “Starby International” nga Hong Kongu, qëllimi i shtetit ishte të blejë vaksina kineze me çmim dyfish më të lartë. Ata besojnë se qëllimi ishte që komisionet të përfundonin në xhep privat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button