RMV, pasi dorëzuan kërkesat në Ministri, prindërit vendosin të pezullojnë bojkotin e mësimit, presin marrëveshje

Prindërit e iniciativës kundër digjitalizimit të librave, si është propozuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës,  do të ndërpresin bojkotin e nisur, pas takimit me ministren Milla Carovska, transmeton Portalb.mk.

Nëse nuk ka marrëveshje deri të hënën, 360 shkallë raportoi që prindërit e nismës “Libra dhe mësim patjetër të ketë” do të protestojnë, pasi sot dorëzuan kërkesat e tyre në Ministri.

Dragana Spasevska nga iniciativa, sqaroi që kërkojnë që procedimi i ligjit të ndalet, ashtu që të hapet një debat publik ku do të përfshihen edhe prindërit, që janë kundër shkrirjes së lëndëve në një dhe kundër digjitalizimit pa libra të shtypura.

Ministria konfirmoi që ka pranuar kërkesat e prindërve, por shprehen të bindur se do të vazhdojnë me reformat, duke e vlerësuar si një nevojë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button