Kujdes me trotinetët, në 2019 vdiq një person, vitin e kaluar dy të tjerë pësuan lëndime serioze

Në vitin 2019, një person i cili kishte lëvizur me trotinet vdiq në një aksident trafiku, ndërsa vitin e kaluar dy persona pësuan lëndime serioze. Pasi trotinetet u paraqitën para dy ose tre vitesh nëpër rrugët, trotuaret dhe shtigjet biçikletave në vendin tonë, Këshilli republikan për siguri në trafikun rrugor bën thirrje që të respektohen rregullat e trafikut të cilat vlejnë për ngasjen e trotinetit, shkruan Sdk.mk, transmeton Portalb.mk.

“Pjesëmarrësit me trotinete në trafik duhet të respektojnë rregullat dhe rregulloret për siguri në trafik sepse edhe ata janë pjesëmarrës aktivë. Vitin e kaluar, janë regjistruar 16 aksidente trafiku me skuter, nga të cilët dy persona pësuan lëndime serioze. Në vitin 2019, një person humbi jetën”, thonë nga Këshilli republikan për siguri në trafikun rrugor.

Prania e trotineteve në trafik sjell shumë përfitime, hap shumë alternativa për të kapërcyer problemin e bllokimit të trafikut, mbingarkesës dhe zhurmës në trafik, mungesën e vazhdueshme të hapësirave të parkimit, zvogëlon ndotjen, por gjithashtu paraqet kërcënime për sigurinë e pjesëmarrësve në trafik.

Nga Këshilli republikan për siguri në trafik thonë se ekzistojnë rregulla të trafikut për drejtimin e trotineteve, gjegjësisht kush, si, kur dhe ku mund të drejtojë trotinet elektrik:

  • Trotineti elektrik mund të drejtohet nga person i cili i ka mbushur 14 vjeç
  • Drejtuesi i trotinetit elektrik është i detyruar ta drejtojë trotinetin në shteg biçikletash ose korsi biçikletash, e nëse nuk ka shtigje e korsi të ndërtuara, duhet të lëvizë një shteg këmbësorësh, pra në sipërfaqe tjetër të destinuar për lëvizjen e këmbësorëve. Lëvizja e trotinetit në rrugë është e ndaluar.
  • Drejtuesi i trotinetit elektrik nuk guxon të lëvizë në shteg ose korsi biçikletash me shpejtësi më të madhe se 25 km në orë, kurse në trotuar dhe shteg këmbësorësh, nuk duhet të lëvizë me shpejtësi më të madhe se 6 km në orë
  • Nëse dy ose më shumë drejtues të trotineteve elektrikë lëvizin në grup, duhet doemos të lëvizin njëri pas tjetrit
  • Drejtuesi i trotinetit elektrik është i detyruar të drejtojë automjetin në mënyrë që nuk e zvogëlon stabilitetin automjetit, gjegjësisht nuk duhet të heq duart nga timoni, të mbahet në ndonjë automjet tjetër, të transportojë diçka ose dikë, të tërheqë ose shtyjë objekte që mund ta pengojnë atë në drejtimin e automjetit
  • Drejtuesi i trotinetit elektrik nuk duhet të transportojë persona të tjerë gjatë ngasjes dhe nuk duhet të bartë kafshë
  • Drejtuesi i trotinetit elektrik duhet të mbajë helmetë mbrojtëse gjatë ngasjes. Edhe pse duhet, sanksione nuk ka
  • Drejtuesi i një trotineti elektrik, nga muzgu i parë deri në agimin e plotë, si dhe në kushtet e shikimit të zvogëluar, është i detyruar të mbaj jelek reflektues gjatë ngasjes. Trotineti elektrik duhet të ketë dritë të bardhë në pjesën e përparme dhe dritë të kuqe ngjyra në anën e pasme.

Ndërkohë Qyteti Shkupit në vazhdimësi ka hapur thirrje për subvencionimin e trotinetëve dhe biçikletave, kjo në mënyrë të përdorimit sa më të ulët të veturave dhe si rrjedhojë edhe ulje të ndotjes së ajërit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button