Kryeministri Zoran Zaev u vaksinua: Deri në fillim të verës do të kemi përqindje të lartë të popullatës së vaksinuar

Kryeministri Zoran Zaev është vaksinuar sot në sallën sportive “Boris Trajkovski”, me vaksinën Sinofarm. Ai tha se përzgjedhja e vaksinës është bërë rastësisht, përkatësisht ajo që ka qenë në dispozicion kur është vaksinuar kryeministri, shkruan Portalb.mk.

“Sapo kreva obligimin tim personal por edhe qytetar, mora dozën e parë të vaksinës Sinofarm, përkatësisht ajo që momentalisht ishte në dispozicion kur më erdh radha, në përputhje me planin nacional për imunizim. Ndjehem shkëlqyeshëm dhe do ta vazhdoj agjendën time ditore edhe në orët e pasdites së sotme. Me dozat e vaksinës që arritën javën e kaluar, si dhe me të gjitha sasitë e dakorduara dhe të konfirmuara që do të arrijnë në periudhën e ardhshme besoj se deri në fillim të verës do të kemi përqindje të lartë të popullatës që do të jetë e vaksinuar dhe ajo do të sjellë në ndryshim të pasqyrës së epidemisë te ne”, deklaroi kryeministri pasi mori dozën e parë të vaksinës Sinofarm.

Zaev i inkurajoi të gjithë qytetarët e vendit tonë, të gjithë ata që deri më tani nuk e kanë bërë atë, të paraqiten për termin për vaksinim në ueb faqen vakcinacija.mk dhe ta sigurojnë mënyrën e vetme efikase për mbrojtje nga korona virusi.

“Vaksinat janë të sigurta, të verifikuara, të testuara dhe me të vërtetë sa më shpejtë që përfundon procesi i imunizimit aq më shpejtë do të përfundojë kjo luftë me këtë armik të padukshëm pandemia e Covid – 19”, deklaroi Zaev.

Ai shtoi se, sipas shembullit të pikës së vaksinimit në sallën “Boris Trajkovski”, Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me komunat formuan pikë vaksinimi rajonale për vaksinim masiv kundër Covid 19 në Manastir, Ohër, Shtip, Kavada, Tetovë dhe Kumanovë, ndërsa shumë shpejtë pika të tilla do të hapen edhe në Veles dhe Prilep.

This slideshow requires JavaScript.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button