RMV, po bie numri i pacientëve me kovid, 926 po trajtohen në të gjitha repartet infektive

Numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë dhe të dyshuar për koronavirus që trajtohen në repartet infektive në kryeqytet dhe në spitalet në të gjithë vendin është 926 dhe ka rreth 800 shtretër të zbrazët, njoftoi Ministria e Shëndetësisë sipas të dhënave nga 24 orët e fundit, transmeton Portalb.mk.

Në qendrat kovid në spitalet e të gjithë vendit është raportuar se ka rreth 527 pacientë. Sipas qyteteve të hospitalizuarit janë si vijon:

  • Manastirë – 63
  • Shtip – 54
  • Tetovë – 20
  • Veles – 62
  • Kumanovë – 63
  • Ohër – 60
  • Prilep – 49
  • Gostivar – 14
  • Strugë -17
  • Strumica – 54
  • Koçan – 22
  • Kërçovë – 15
  • Kavadar – 26
  • Gjevgjeli – 8

Në 24 orët e kaluara, në qendrat kovid në Shkup janë hospitalizuar 27 pacientë të rinj, ndërsa gjithsej 398 persona të dyshuar dhe të konfirmuar për covid-19 po trajtohen në repartet infektive.

Në 24 orët e fundit në Klinikat interne dhe të kirurgjisë ka pasur 5 pranime, në SPQ “8 Shtatori” nëntë, 7 janë pranuar në Klinikën për sëmundjeve infektive, si dhe në Institutin e mjekësisë fizike, ndërsa në Klinikën për sëmundje të fëmijëve ishin pranuar dy pacientë.

Në shtëpi janë lëshuar 62 pacientë të shëruar.

Aktualisht, në qendrat kovid të Klinikave interne dhe kirurgjike po trajtohen 136 pacientë. Në SPQ “8 Shtatori” ka gjithsej 121 pacientë, në Klinikën për sëmundje infektive ka 111 pacientë, në Institutin për sëmundje të mushkërive te fëmijë-Kozle ka 12 pacientë, në Klinikën për sëmundjet të fëmijëve, 2 fëmijë dhe 2 nëna, dhe në Klinikën për gjinekologji dhe akusheri (KGjA) ka 3 pacientë pozitivë. Në Institutin për mjekësi fizike dhe rehabilitim janë 11 pacientë.

Ditëve të fundit po ulet numri i pranimeve dhe deri sot në orën 8 kishte 337 vende të lira, ndërsa pritet që me lëshimin e pacientëve të shëruar, të lirohen shtretër shtesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button