Kur erdhën pas meje…!

Përshkrim filozofik  i  bjerrjes multidimensionale të shoqërisë sonë!

Kur zbritën nga mali,

Ne të gjithë ishim aty!

Nusja me velo të bardhë, mbi Kalin e bardhë të krenarisë së madhe, me flamur kuq e zi, me Shqiponjë dykrerëshe mbi te, hedhur mbi supet e saja!

E quanin Liri Drejtësia!

Ne brohoritëm, Ne duartrokitëm, Ne menduam, ja  erdhi më në fund!

Më vonë ata erdhën e shkuan, erdhën e shkuan miliona herë në pafundësi, në pacipësi, në demens, morën, prishën, shkatërruan, hodhën terr, mjegull e pluhur mbi ne,

Të gjitha, të kontrolluara nga demensi i transit multidimensional,

Luajtën horret e krenarisë dhe madhështisë e famës së horrave, nëpër dasmat tona, Ndërsa ne i shikonim dhe ndjenim kundërmimin e tyre të rëndë të patriotizmit dhe promovimit te famës se tyre te mjerimit, që solli liria dhe drejtësia.

…Dhe të gjitha i bënë,

Në emër të nuses Liri Drejtësia!

*Kur erdhën pas bukës tonë të mundit e dhe djersës,

Unë heshta, sepse kisha për të ngrënë dhe s’kisha gjë për të thënë!

*Kur erdhën pas fjalës së lirë, Unë heshta, sepse nuk kisha ç’të them, goja më ishte mbyllur dry!

*Kur erdhën pas punësimit, Unë heshta, sepse nuk më duhej punë, kur erdhën pas vlerave dhe meritokracisë për punësim,

Ata nuk dinin ç’ishte kuptimi i tyre, sepse dreqi ua kishte konvertuar atë, në gënjeshtër të madhe herostratiste, në apetite të paskajshme për t’u shijuar, Unë heshta, sepse ato vlera i kisha,

*Kur erdhën për gjykimin mbi drejtësinë, për pronën, shtëpinë time, për rrugën time të blokuar përjetë nga birokracia, për lëvizjen si e drejtë elementare e njeriut, Unë heshta, sepse, kuptova që nuk kuptonin, dhe se dreqi i zi drejtonte mendjen e tyre!

*Kur erdhën të tregonin mëshirën, për ata që nuk siguronin dot kafshatën e gojës, Unë heshta, sepse mendova që unë  kisha  mjaftueshëm për të ngrënë,

Kur erdhën për vlerësimin e nderit, respektit, profesionalizmit dhe integritetit në punë,  Unë heshta, sepse e dija që këto vlera, tanimë kishin tradhëtuar kognicionin e logjikës racionale, kishin arritur përdhosjen e përdalë nga mësimet e djallit,

*Kur erdhën për fatin dhe të drejtën e  fëmijëve tanë për  të jetuar, ne heshtëm, pa mos e ditur që ata ishin sakrificat që duheshin bërë, ata ishin kurbanët që do sakrifikoheshin për makinat e tyre luksoze, ‘handmade’, ata ishin kurbanët për hapjen e themeleve të  vilave, ‘shtëpive penthouse’, të tyre, që i kishin ndërtuar gjithandej, për pozitat, luxin dhe  punësimeve e pamerituara të ‘fëmijëve të tyre bije e bija te baballareve’ harambashë, Unë heshta, sepse privilegje të tilla as që mundja të imagjinoja!

*Kur erdhën për të hequr maskat në Shtëpite e drejtësisë, ato nuk i hoqën kurrë! Vendosën të tjera, edhe më bizare dhe më të pabesueshme dhe perfide, Unë nuk thash gjë, sepse isha pronë e gjallë, në shitje e hienave, që thirreshin në drejtësi! Andaj më shitën, por nuk u bleva, sepse s’kisha alternativë tjetër përveçse të humbja ndershëm! Unë heshta përsëri!

*Kur erdhën për punësimet sipas vlerave dhe meritave të individit të pastër, Unë heshta sepse nuk guxoja të flisja, sepse ndëshkohesha në heshtje makabre të rrëmbimit të kafshatës nga goja,

*Kur erdhën për dinjitetin dhe integritetin e tyre, në institucionet marionete që përfaqësonin, Unë heshta, sepse nuk isha njëri nga ato ‘ikona të aftësive të kontrolluara nga injoranca e patriotizmit të madh te tyre’ në të cilin ajo thirrej!

*Kur erdhën për diplomat e 10-sheve zero-zero, të doktoratave e diplomave të injorancës, për punësim, Unë heshta, sepse të mijat nuk ishin të shprazta dhe nuk shkelqenin, sepse të tilla nuk kisha!

*Kur erdhën për t’u pozicionuar në poste udhëheqëse, për të treguar drejtesinë, Kriteret e nuses Liri Drejtësia, ishin:

Kumbaritë, Nipotizmi, Proteksionizmi, Lidhjet miqësore të natyrave të ndryshme, Leku zuzar i lëpirë nga satani, Unë heshta, sepse ato nuk i kisha,

*Kur erdhën për të shpëtuar jetën e miqve tanë në spitalet e tyre të vdekjes dhe dekadencës, unë heshta, sepse nuk isha i sëmurë, nuk isha i aftë për të gjetur një lidhje, për një ‘krevat vdekje për mikun tim më të dashur, që kërkonte shpëtim prej meje’,

*Kur erdhën të ballafaqohen me nënvetedijen a tyre të Freudit të jashtëkohshëm, Ata thellë në shpirt e zemër, nuk e ndjenin fuqinë dhe çiltërsinë e saj, sepse demensi i harramit i kishte droguar thellë! Unë përsëri heshta, sepse në demens nuk isha,

 

*Kur edhën pas diturisë, atë e kishin fshirë nga mendja sepse koncepti që zëvendësonte atë, ishte injoranca e territ mesjetar, kamufluar me luxin material të globalizimit, në magjinë e të cilit masat injorante kënaqeshin, luksin e hixhxhabit që solli Anadollin dhe emirateve,  para syve tanë, luxin e injorancës së dreqit që okupoi institucionet tona gjithandej! Unë heshta, sepse mendjen ma kishte  blokuar kllapia e territ të Purgatorit të Dantes së madh!

*Kur erdhën pas meje, të më kërkonin për të më rrëmbyer bukën e gojës, që Perëndia dhe puna ime ma kishin ofruar, për të më ngujuar jetën dhe të drejtën elementare të fëmijës tim për mbijetesë, Unë heshta, sepse isha shëndërruar në hi te zi! Ashtu ishe bërë edhe TI! “

Atëherë,  “Nuk kisha më nevojë për asgjë”, sepse isha shëndërruar në shpirtin e Phoenixit të vdekur përjetësisht, Phoenixit që kurrë nuk do ngritej nga hiri!… dhe Nusja e heshtur, vazhdonte te ecte në qetësi, kokëulur e hijerëndë, e pluhurosur nga hiri i Phoenixit, të fshinte oborin e pistë të kaosit të krijuar dekadë pas dekade!

Panta Rhei…!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button