Raketa e re e Elon Musk për herë të parë zbarkoi pa shpërthyer

SpaceX lansoi dhe për herë të parë zbarkoi me sukses raketën e saj futuristike “Starship”, me të cilën Elon Musk planifikon që në të ardhmen të dërgojë njerëz në Hënë dhe Mars. Kjo vjen pasi katër përpjekjet e mëparshme përfunduan me shpërthime në faza të ndryshme të provës në poligonin e Teksasit, transmeton Portalb.mk.
Prototipi i fundit, i përditësuar i raketës, fluturoi 10 kilometra mbi Gjirin e Meksikës, pas së cilës u kthye dhe filloi të zbriste horizontalisht, duke u vendosur vertikalisht në kohën e duhur të uljes. Zjarri në bazën e raketës 50 metra u shua shpejt dhe mbeti i qetë pas një fluturimi gjashtë minutësh.
Live feed of Starship SN15 flight test → https://t.co/Hs5C53qBxb https://t.co/chZjdVAute
— SpaceX (@SpaceX) May 5, 2021
“Ulja ishte normale”, shkroi Musk në Twitter.
Më pak se një muaj më parë, NASA e zgjodhi SpaceX për transportim të astronautëve të saj në Hënë në vitet e ardhshme.