Sot do të vaksinohet kryeministri Zoran Zaev

Kryeministri Zoran Zaev sot do të vaksinohet publikisht kundër Covid – 19, njoftoi Qeveria, transmeton Portalb.mk.

Ai do të vaksinohen në mesditë në sallën sportive “Boris Trajkovski”, pas çka është paraparë që të ketë deklaratë për media.

Kujtojmë se më 23 prill u vaksinuan deputet e Kuvendit të RMV me vaksinën Sputnik V.

Para fillimi të vaksinimit, kryeparlamentari Talat Xhaferi tha se vaksinimi do të mundësojë punë më të përshtatshme të Shtëpisë ligjvënëse dhe shtoi se pret që të kthehet funksionimi normal i Kuvendit nga gjysma e dytë e muajit maj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button