RMV, ICEDA do të ndajë prej 3.000 deri në 7.000 euro grante për promovimin e Agjendës Digjitale

ICEDA ka kënaqësinë t’ju informojë për Thirrjen për aplikime që do të ofronte mbështetje për OShC-të për të promovuar Agjendën Digjitale përmes ciklit të dytë të skemës së granteve për grante të vogla LOT 2: Dhënia e granteve për Iniciativat për avokimin Agjendën Digjitale, dhënia e 15 granteve të vogla për OShC-të nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia Veriut dhe Serbia (qëllimi është përafërsisht 3 grante për çdo vend), në rangun prej 3.000 deri 7.000 euro për grant. Kohëzgjatja e zbatimit të granteve individuale është 6 muaj.

ICEDA siguron mbështetje për OShC-të për të zbatuar iniciativa në vendet e tyre, duke dhënë grante të vogla që do të kontribuojnë për arritjen e objektivave të përgjithshme të mëposhtme:

  • të rritet kapaciteti i OShC-ve dhe i mediave për t’u përballur me sfidat që lidhen me agjendën digjitale, duke u mundësuar të bëhen pjesëmarrës aktivë në këtë proces;
  • të forcohet roli i OShC-ve për t’i ndihmuar institucionet shtetërore që ta shfrytëzojnë sa më mirë potencialin e teknologjisë së informacionit dhe të komunikimit (TIK), me qëllim të përmirësimit të cilësisë së shërbimeve të tyre elektronike (e-shërbimeve) për qytetarët, dhe të rritet hapja e tyre, duke përfshirë edhe arritjen e transparencës dhe përgjegjshmërisë më të madhe përmes zhvillimit të sistemeve efikase të e-qeverisë;
  • të forcohet besimi dhe siguria në internet duke siguruar trajnime dhe ngritjen e vetëdijes përmes rrjetit të OQ-ve që i promovojnë njohuritë elementare dhe shkathtësitë digjitale, si dhe përfshirjen digjitale në nivel rajonal, kombëtar dhe lokal.
  • të rritet dukshmëria së çështjeve që lidhen me Agjendën digjitale në shoqërinë civile dhe mediat.
  • të rritet kërkesa e qytetarëve për e-shërbime cilësore përmes trajnimeve dhe ngritjes së vetëdijes nga OShC-të.

Pështatshmëria e kandidatëve

Kandidatët dhe bashkë-kandidatët duhet:

  • të jenë organizata jofitimprurëse dhe të jenë të regjistruara si organizatë e shoqërisë civile;
  • të jenë të regjistruara në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut ose Serbi të paktën 1 vit përpara datës së publikimit të thirrjes;
  • është drejtpërdrejt përgjegjës për përgatitjen dhe menaxhimin e projektit me bashkë-aplikuesin/(t), dhe;
  • të kenë përvojë njëvjeçare në zbatimin e projekteve në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut ose Serbi.

Një organizatë mund të aplikojë vetëm me një aplikim për projekt si kandidat kryesor dhe mund të marrë pjesë në vetëm një aplikim shtesë për projekt si bashkë-aplikues/partner. Një organizatë mund të marrë pjesë në dy projekte. Gjithashtu, një organizatë mund të marrë pjesë në më së shumti dy projekte si partner.

Partneriteti me të paktën një organizatë mediatike / medie është i detyrueshëm për të siguruar një shtrirje më të mirë.

Më shumë informata mund të gjenden në Shpalljen për Thirrje për aplikime.

Përshkrimi i plotë i Thirrjes, si dhe formularët e aplikimit mund të gjenden në linket e mëposhtme.

Sesionet informuese

Një sesion informues online për aplikuesit e mundshëm do të organizohet nga ana e partnerët e projektit ICEDA, në formën e uebinareve që do të zgjasin deri në 1 orë. Nga një sesion informues do të mbahet në secilin nga pesë vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe do të zhvillohen në gjuhët lokale, më 07.06.2021 në orën 10:00.

Për më shumë informacion në lidhje me seancat, kontaktoni partnerin tuaj lokal në vendin ku aplikoni, ose ndiqni profilin e projektit në Facebook dhe faqen e Twitter, si dhe profilet e partnerëve në mediat sociale.

Ku të aplikoni dhe si t’i dërgoni dokumentet?

Aplikuesit që kanë nevojë për sqarime ose që kanë nevojë për informacion shtesë në lidhje me Thirrjen për aplikime, mund të dërgojnë e-mail në iceda@metamorphosis.org.mk para datës 15.06.2021 në mënyrë që të mund të marrin përgjigje në kohë, para afatit të fundit për dorëzimin e aplikacioneve.

Afati i fundit për aplikim: 30.06.2021 deri në orën 23:59 CEST.

Aplikimet duhet të dërgohen ekskluzivisht me e-mail në iceda@metamorphosis.org.mk. Formularët e aplikimit duhet të plotësohen në anglisht.

Ndiqni profilet në Facebook dhe Twitter me @ICEDAproject për më shumë informacion mbi projektin.

Projekti “Rritja e pjesëmarrjes qytetare në Agjendën Digjitale – ICEDA” është bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Fondacioni MetamorfozaTë dhënat e hapura Kosovë – (Open Data Kosovo) (ODK), Akademia për e-qeverisje (eGA), Qendra për Hulumtim, Transparencë dhe Llogaridhënie – CRTALëvizja MJAFTOJQ-ja 35 MM.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button