Komuna e Çairit vendosi bankina të betonit edhe në pjesën tjetër të bulevardit “Cvetan Dimov”

Komuna e Çairit në bashkëpunim me Qytetin e Shkupit në orët e vona të mbrëmjes së djeshme kanë vendosur bankina të betonit në bulevardin “Cvetan Dimov” apo i njohur edhe si Çairçanja. Bëhet fjalë për vazhdim të bankinave të betonit që u vendosën vitin e kaluar po ashtu gjatë orëve të mbrëmjes. Pas reagimeve të shumta në opinion, Komuna e Çairit ka dalë me një njoftim të publikuar në rrjetin social Facebook, ku ka sqaruar se kjo gjë bëhet për të lehtësuar qarkullimin, shkruan Portalb.mk.  

Komuna e Çairit vendosi bankina të betonit në Çairçanë

“Sonte vazhduam me vendosjen e bankinave të betonit edhe në pjesën tjetër të Bulevardit “Cvetan Dimov”në Komunën tonë. Kjo është vetëm një zgjidhje e përkohshme deri në realizimin e projektit për autobusët e shpejtë, të cilin para disa ditëve e paralajmëroi Qyteti i Shkupit. Lehtësimi i qarkullimit nëpër rrugët e Komunës së Çairit është prioriteti ynë. Implementimi i projekteve efikase të komunikacionit bëhet me të vetmin qëllim të kemi rrugë pa kaos dhe qytetarë të sigurt. Aksioni i sontëm është në bashkëpunim me Qytetin e Shkupit”, thuhet në sqarimin e komunës.

Komuna e Çairit vendosi bankina të betonit në Çairçanë

Kujtojmë se mbrëmjën e 14 majit të vitit të kaluar, gjatë orës policore autoritetet e Qytetit të Shkupit, bashkë me ato të Komunës së Çairit kanë vendosur bankina të betonit te Çairçanja në Komunën e Çairit.

Kryetari i Shkupit, Petre Shilegov atëherë tha se kjo ndodh për shkak të nevojës së mbrojtjes më të madhe të këmbësorëve dhe çiklistëve në këtë rrugë. Visar Ganiu tha se me këtë kaosit në rrugën “Cvetan Dimov” po i vjen fundi dhe kjo po bëhet për të lehtësuar lëvizjen në rrugët e Komunës së Çairit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button