Mbretëria e Bashkuar ka njohur lejet e vozitjes së Maqedonisë së Veriut

Bazuar në një marrëveshje të nënshkruar dypalëshe, Mbretëria e Bashkuar është vendi i nëntë në të cilin poseduesit e lejeve për vozitje të Maqedonisë që banojnë në territorin e këtij vendi nuk kanë nevojë për leje vozitje ndërkombëtare, tha Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski në profilin e tij në Facebook, transmeton Portalb.mk.

“Poseduesit e lejes së vozitjes të Maqedonisë të cilët kanë rregulluar vendbanimin e përhershëm në territorin e Anglisë, Uellsit dhe Skocisë, me kërkesën e tyre mund t’i ndryshohet leja e vozitjesi, duke filluar nga 20 maji i këtij viti, që do të thotë zgjidhje përfundimtare për këtë çështje të rëndësishme për qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa pritet që shumë shpejt, kjo procedurë ligjore të pranohet nga autoritetet e Irlandës së Veriut. Kjo vlen për automjetet e përfshira në kategoritë B, B + E, F, K ose P, ose nënkategoria B1 dhe lëshohen nga Ministria e Brendshme në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, shkroi Spasovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button