Bytyqi: Nëse nevojitet, në maj ose qershor do të kemi edhe pakon e shtatë të masave ekonomike

Nëse është vërtet e nevojshme, ndërsa ne që tani i shohim të dhënat më të fundit financiare nga prilli dhe lëvizjet në sektorë dhe aktivitete të ndryshme, në maj ose qershor do të dalim me paketë të re, të shtatën të masave anti-krizë, tha dje zëvendës kryeministri për çështjet ekonomike Fatmir Bytyqi, transmeton Portalb.mk.

Ai përsëriti se qeveria ka thënë prej kohësh se në këtë krizë do të mbështesë çdo punëdhënës ose çdo punëtor.

Në shkurt, siç tha, për ndihmë financiare aplikuan rreth 11.900 kompani me 38.000 punonjës, kurse në mars numri i tyre ra në rreth 11.300 kompani me 35.000 të punësuar.

“Kërkesat e fundit janë duke u përpunuar dhe numrat tregojnë se numri i ndërmarrjeve që janë përfituese dhe kërkojnë mbështetje po zvogëlohet, si dhe numri i përgjithshëm i të punësuarve që mbulohen nga mbështetja financiare e pagave. Këto ditë ne do të bëjmë një analizë të veprimtarive nga të cilat vijnë në mënyrë që të dimë më hollësisht se cilat masa të reja duhet të mbështeten”, tha Bytyqi.

Ai vuri në pah industrinë e tekstilit dhe lëkurës, ku, siç tha ai, ka nevojë për të punuar në krijimin e modeleve që do të ndihmojnë në përmirësimin e gjendjes së tyre në planin afatgjatë, dhe që, sipas tij, mund të arrihet me avancimin teknologjik të proceseve të punës e jo të lidhin aq shumë krah pune, por për t’i bërë produktet e tyre më konkurruese në tregun global. Në periudhën e ardhshme, Qeveria do të punojë së bashku me Organizatën e Punëdhënësve, sindikatat, dhomat dhe shoqatat e tjera.

Përndryshe, pakoja e pestë ekonomikeu votua më 18 prill  në seancën e 36-të të Kuvendit. “Për” votuan 115 deputetë dhe asnjë kundër dhe përmbajtur. Madje, për votimin e këtij ligji, në Kuvend erdhi deputetja e LSDM-së, Bisera Stojçevsk, e cila ishte e infektuar me koronavirus.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button