Si do të ndahet pasuria? Bill dhe Melinda Gates përfundojnë në gjykatë për të ardhurat

Pas 27-vjetësh martesë, Bill Gates dhe Melinda Gates shpallën divorcin të hënën, duke thënë në gjykatë se “kjo martesë është prishur në mënyrë të pakthyeshme”, shkruan Class.

Prestigjiozja ‘Forbes’ shkruan se dy miliarderët, bashkëthemelues të një prej fondacioneve më të mëdha private bamirëse në botë, “Fondacioni Bill dhe Melinda Gates”, kanë arritur një marrëveshje për ndarjen e pasurisë që zotërojnë.

Në kërkesën për divorc, çifti ka kërkuar nga gjykata të ndajë pasurinë, interesat e biznesit dhe detyrimet siç përcaktohet në kontratën e tyre të ndarjes, e cila nuk u bë publike.

Bashkëthemeluesi i “Microsoft” është i katërti në listën e individëve më të pasur në botë me një vlerë neto prej 130.5 miliardë dollarësh.

Ndërsa vlera neto e Melinda Gates, e cila themeloi “Pivotal Ventures”, një kompani investimesh e përqendruar tek gratë dhe familjet në vitin 2015, nuk është e qartë. Ajo ka qenë gjithashtu autore e një libri.

Gates, për herë të parë u bë personi më i pasur në botë me një pasuri prej 12.9 miliardë dollarësh në 1995, një vit pasi u martua me Melinda-n. Sipas peticionit për divorc, Bill dhe Melinda janë aktualisht të ndarë dhe nënshkruan një kontratë që dikton se si çifti do të trajtojë financat tani.

Përveç kësaj, “Fondacioni Bill dhe Melinda Gates” kishte pasuri neto prej 43.3 miliardë dollarë në fund të vitit 2019. Vitin e kaluar, fondacioni tha se do të shpenzonte 300 milionë dollarë në trajtim, zbulim dhe vaksina për të luftuar pandeminë e koronavirusit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button