fbpx

Jose Mourinho te Roma dhe efekti domino i trajnerëve në Itali

Ardhja e Jose Mourinhos në krye të stolit të Romës ishte një lëvizje befasuese që pak kush e mendonte diçka të tillë. Ky kalim ka shkaktuar një efekt domino në lidhje me trajnerët që do të marrin drejtimin e ekipeve të ndryshme në Itali dhe jo vetëm, raporton SS.

Maurizio Sarri u përfol shumë si njeriu që mund të merrte drejtimin e verdhekuqëve, por tashmë që kjo piste ka rënë, ai ndoshta mund të rikthehet në Premier League, Arsenal dhe Tottenham janë në bisedime me të. Një tjetër teknik që mund të rikthehet në skene është Luciano Spalleti i cili mund të zërë vendin e Gattusos i cili mund të largohet nga Napoli. Allegri mund të rimarrë drejtimin e Juventusit, ndërkohë që e ardhmja e Piolit tek Milan varet shumë nga kualifkimi ose jo i kuqezinjve në Champions.

Ndërkohë po në Itali, Gasperini përflitet që mund të largohet nga bergamaskët për të drejtuar Spurs-at. Duket e vështirë të lënë Atalantën por jo e pamundur. Ndër emrat e përmendur, ai i Massimiliano Allegrit duket si më i mundshmi për të marrë Juventusin. Bardhezinjtë gjithsesi po shqyrtojnë dhe kandidaturën e Zidane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button