Komisioneri Varhelyi: I kemi propozuar Bashkimit Evropian që të hapë kufijtë

Komisioneri Evropian për Fqinjësinë e Mirë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi gjatë vizitës në Shqipëri ka deklaruar se KE u ka propozuar vendeve anëtare të BE që të rihapin sërish kufijtë e mbyllur për shkak të pandemisë, raporton EN.

“Ne i kemi bërë një propozim shteteve anëtare, janë ato që do të vendosin. Në rekomandimet tona, ne kemi sugjeruar që shtetet anëtare të hapin sërish kufijtë dhe të lejojnë edhe qytetarët e shtete e tjera të hyjnë në BE, në veçanti nga Ballkani perëndimor, edhe pa pasur arsye thelbësore.  Pra që të rifillojë udhëtimi i tyre”, tha Komisioneri për Zgjerimin.

Nga Rinasi, ku qëndroi pak orë, z. Varhelyi theksoi se hapja e kufijve mund të bëhet për ato vende që kanë rënie të infektimeve por megjithatë shtoi vendimi i takon secilit shtet.

“Ne për këtë po përdorim të dhëna epidemiologjike. Qytetarët e atyre vendeve që kanë një situatë të mirë epidemiologjik të kenë mundësi të vizitojmë vendet e BE, si dhe ata individë që janë të vaksinuar. Shpresoj që gradualisht të rifillojmë të kemi një verë që do t’í ngjajë asaj normale”, deklaroi zyrtari i KE.

Z. Varhely ndodhej në Tiranë në kuadër të një turi ballkanik për shpërndarjen e vaksinave. Vendi ynë do të përfitojë nga unioni 145 mijë doza “Pfizer”, 4700 të parat, erdhën mbrëmë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button