RMV, policia i arrestoi pasi kërcënuan një familje në oborrin e tyre

Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar dy qytetarë të Shkupit gjatë orës policore, pasi janë futur në oborrin e një familje në Çair, duke i kërcënuar anëtarët e familjes, transmeton Portalb.mk.

“Punonjësit policorë në rrugën “Brigada maqedonase-kosovare” kanë arrestuan 34 vjeçarin S.H. dhe 32 vjeçarin S.N. për shkak dyshimeve se në oborrin e 46 vjeçarit Sh.M. me armë zjarri kanë kërcënuar atë dhe familjen e tij”, raportojnë nga Policia.

Raportohet që me dy të arrestuarit që e kërcënuan familjen në rrugën “Brigada maqedonase-kosovare”, dyshohet se pjesëmarrës gjatë kërcënimit ka qenë edhe A.Sh dhe një person tjetër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button